Dehari vepronte siç i thoshte shoqja e Albulena Haxhiut: Kush e “udhëhoqi” seancën konstituive?
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e 11-të sërish u drejtuar nga Avni Dehari i VV-së si deputeti më i moshuar i kësaj legjislature.
Më të filluar kjo seancë menjëherë kanë ardhur në shprehje gafat e Deharit.
Në këtë seancë është parë edhe një asistencë për çdo gjë nga ushtruesja e detyrës së Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit të Kosovës, Feride Podvoricën, e cila njihet si shoqja e Albulena Haxhiu.
Gafe më e madhe e Deharit sot ishte kur e harroi tërësisht LDK-në për të ftuar që të propozonte një emër për Komisionin e Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve të Deputetëve.
Pasi PDK-ja e propozoi anëtarin e saj, Dehari e ftoi Listën Serbe dhe me pas Aleancën.
Me pas ndërhyri Feride Podvoricën, duke i treguar se e ka harruar LDK-në.
Meqenëse Dehari vazhdimisht e kishte mikrofonin hapur, dëgjohej cdo fjalë e Podvoricës. Çka i thoshte ajo, Dehari e zbatonte.
Muajin e kaluar, gazeta Nacionale ka raportuar se kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e kishte vendosur njeriun e saj në krye të administratës së Kuvendit.
Me anë të një vendimi, të cilin e ka nënshkruar Haxhiu, e kishte emëruar Feride Podvoricën ushtruese të detyrës së Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit të Kosovës.
Podvorica njihet se person shumë i afërt me Haxhiun.
Paraprakisht, ajo kishte punuar për kohë të gjatë me Albulena Haxhiun në Ministria e Drejtësisë.
Derisa ky dikaster drejtohej nga Albulena Haxhiu, Podvorica në këtë ministri kishte ushtruar pozita të rëndësishme.