Dehari ndëpreu seancën, Hamza: Papërgjegjësi, paseriozitet, abuzuan me pozitën edhe të kryesusit
Bedri Hamza e quajti “të papërgjegjshme” ndërprerjen e seancës konstitutive nga Avni Dehari pasi ia kërkoi Albin Kurti i Vetëvendosjes.
Hamza tha se “është mosseriozitet” dhe tha se Dehari abuzoi me pozitën e kryesuesit duke i lënë fjalim Kurtit.
“Kjo është shenjë e mosseriozitetit. Po shihet që vazhdojmë sjelljet e tyre të papërgjeshme. Thirret seanca thuajse në ditën e fundit për konstituim, dhe në fund dalin majnë fjalime politike, abuzojnë edhe me pozitën e kryesuesit, dhe në vend që të propoziojnë emër, ata e shtyjnë dhe nuk konstitutohet kuvendi. Kosova vazhdon me vakum instuticional, kjo dëmton vendit,” tha Hamza.