Deçanasi nuk pranon terapinë nga mjekët, kërcënon me brisk - NACIONALE

Deçanasi nuk pranon terapinë nga mjekët, kërcënon me brisk

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një pacient agresiv ka kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan në mëngjesin e së premtes.

Gazeta Metro ka bërë të ditur se i njëjti me veti posedonte një brisk dhe marihuanë dhe për një moment ishte bërë agresiv, duke mos pranuar që të mjekohet dhe as të largohej nga QKMF-ja.

Bëhet e ditur se pacienti nga Komuna e Deçanit kishte shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore, me ankesën dhimbje barku, për një moment kishte refuzuar të merrte terapinë të cilën ia kishte përshkruar mjeku dhe kishte nxjerr briskun në hapësirat e QKMF-së.

Veprimet e tij i kanë shkaktuar frikë mjekëve dhe infermierëve kujdestar, dhe të njëjtit kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Rreth ngjarjes Policia e Kosovës ka folur në raportin 24 orësh, ku kanë thënë se pacienti që kishte shkuar të kërkonte ndihmë kishte treguar agresivitet dhe të njëjtit i janë gjetur një brisk dhe marihuanë.

Gjithashtu policia bënë të ditur se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pasi kishte shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Deçan, sipas informatave nga personeli mjekësor, i njëjti kishte paraqitje agresive. Njësitet policore gjatë kontrollit tek i njëjti kanë gjetur e konfiskuar 5.4 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një brisk. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në raportin e PK-së.

Gazeta Metro ka njoftuar se në Qendrën e Mjëksisë Familjare në Deçan nuk ka fare rojë apo personel që bënë sigurinë e personelit mjekësor dhe ndërtesës në tërësi.

Lajme të ngjashme