Debati për dinarin serb në OKB: Këto janë ngjarjet tjera kryesore të javës - NACIONALE

Debati për dinarin serb në OKB: Këto janë ngjarjet tjera kryesore të javës

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Çështja e ndalimit të dinarit serb për shkak të hyrjes në fuqi të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ishte përsëri temë kryesore e javës që po e lëmë pas. Për dinarin serb u diskutua edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Por, përveç dinarit, një përplasje e re ndodhi mes PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë. Këto dy parti prishën koalicionin mes tyre. Çka ndodhi gjatë javës?

Javën që po e lëmë pas, puna e ndalimit të dinarit ishte ndër temat kryesore të diskutimeve si brenda po ashtu edhe jashtë Kosovës.

Kjo punë shkoi për diskutim edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pas kërkesës së Serbisë.

Në këtë mbledhje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thënë se rregullorja e re e OKB-së, nuk e ndalon financimin e serbëve të Kosovës. Ai ka theksuar se me këtë rregullore nuk ndalohet dinari, as paundi e as lekët nga Shqipëria, por sipas tij, propaganda ndaj kësaj rregulloreje ka për qëllimin nxitjen e tensioneve etnike

Rregullorja e BQK-së nuk ndalon në asnjë mënyrë që Serbia t’i financojë serbët e Kosovës. Çfarëdo gjëje që thotë ndryshe është propagandë e rreme dhe nxitje e tensioneve etnike. Rregullorja synon transparencë dhe legalitet në importin e parave në linjë me Kushtetutën tonë dhe politikat monetare të BE-së. Rregullat e njejta vlejnë për çfarëdo vendi, çfarëdo paraje. S’ndalojnë dinarin, as dollarin, paundin, as lekët nga Shqipëria.” – ka thënë Kurti.

Ai gjithashtu tha se do të ketë periudhë tranzicioni dhe do të drejtohet edhe në gjuhën serbe që sa më shumë të kuptojnë për rregulloren e BQK-së.

Megjithatë, Kurti atje u kritikuar nga shtetet aleate të Kosoëvs, si SHBA-ja e Britania, të cilat u shprehën të shqetësuar me veprimet e pakordinuara.

Përveç këtyre kritikave, Kurti u kritikua edhe nga partitë opozitare e analistë politikë në Kosovës, të cilët paraqitjen e Kosovës në OKB e cilësuan si një humbje diplomatike.

Prishja e koalicionit PDK-LDK në Prishtinë

Pas shkarkimeve të drejtorëve nga radhët e PDK-së nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, PDK-ja njoftoi për prishje të koalicionit qeverisës në këtë komunë.

Megjithatë, sipas PDK-së, koalicioni u prish për shkak që kjo parti nuk e përkrahi shkëmbimin e pronave në Badoc.

Pasi shfuqizuam vendimin për Badoc, shkëpusim koalicionin qeverisës në Prishtinë. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës sot, PDK mundësoi kuorumin dhe votoi pro shfuqizimit të vendimit për këmbimin e dëmshëm të pronave në Badoc.” – ka thënë kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismali.

Në anë tjetër, kryetari Përparim Rama, ka mohuar se veprimet ndaj zyrtarëve të PDK-së kanë të bëjnë me çështjen e Badovcit.

Nuk ka të bëjë me Badovcin. I kemi treguar të gjitha faktet. Kjo ka qenë arsyetim i tyre që kinse ne po e mbrojmë Badovcin nga ndërtimet, kush po u thotë të ndërtojnë?” – është shprehur Rama.

Mbetet të shihet nëse Përparim Rama do të arrij të formojë shumicën në Kuvendin Komunal për të kaluar vendimet.

Po ashtu, javën që po e lëmë pas, deputetët e Vetëvendosjes, u kritikuan për presion publik ndaj anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave pas rikthimit të kanaleve të “Arena Sport” në Artmotion.

Një gjë tjetër që ndodhi gjatë javës, ishte edhe raportimet për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, gjatë vizitës së tij në Maqedoninë Veriore.

Lajme të ngjashme