Dardan Molliqaj tregon për herë të parë për udhëtimin misterioz në Bosnje të Albin Kurtit dhe Martin Berishajt - NACIONALE

Dardan Molliqaj tregon për herë të parë për udhëtimin misterioz në Bosnje të Albin Kurtit dhe Martin Berishajt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Me fillim nga ora 21:30RTV 21 dhe në platformat tona sociale do të transmetohet emisioni i radhës i Intervistës së Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.

Këtë herë mysafir është i pari i socialdemokratëve kosovarë, Dardan Molliqaj. Ky i fundit bashkë me autorin diskutuan për shumë çështje politike, në veçanti ato aktualet, duke mos harruar as skandalin "Martingate", për të cilin kishte edhe detaje ekskluzive.

Ai dha edhe detaje të padëgjuara më parë, duke konfirmuar edhe një udhëtim të përbashkët mes shefit të ekzekutivit dhe ambasadorit Berishaj.

Ky udhëtim kishte të bënte me një vizitë në Bosnje, prej nga ku Kurti kishte mësuar shumëçka rreth energjetikës në rajon, e posaçërisht për krimet me të.

"Atë udhëtim për Bosnje e ka bë me Martin Berishajn. 100%. Unë e di, me kerr të Martin Berishajt. I ka dy dimensione Martini. Njëra është siguria. E thash edhe në një emision kur isha një ditë. E ki pasë një emision, ti bashkë me Lleon e Albinin, kur e ilustron qysh ne jemi të lidhur me Stanishiqin, Rankoviqi, djemtë e tyre. Shikoje atë emision edhe një herë. Ajo i flet Albinit. Tash, problemi që e sheh ti aty është se në atë udhëtim, në Bosnje, ku e spjegon qysh e ka taku një njeri në Bosnje...atë udhëtim në Bosnje e ka bë me Martin Berishjan", tha fillimisht Molliqaj.

Veç kësaj, ai pohoi se Berishaj ia kishte kryer procedurat e vizës kryeministrit Kurti, pasi ky i fundit nuk e merrte dot.

"Atë udhëtim ku e ka taku njërin për rrymë, po kur ka shku ky, ka shku në Masakrën e Srebrenicës. Me Martinin është shku. Martini ia ka nxjerr vizën në Bosnje, se nuk i jepnin vizë. Ju e dini që dokumentet e Kosovës nuk i njohin ata. Në momentet e fundit ia nisë, Martini ia ka bë duhet me makinë. Nuk e di pse detajet, po unë kam qenë i përfshirë në atë udhëtim".

Këtu ndërhyri edhe Buzhala, duke e pyetur nëse Berishaj ka qenë emër i njohur edhe në të kaluarën, pra jo vetëm së fundi kur u emërua ambasador.

Kreu i PSD-së u përgjigj: "Jo more, ai është më moti, po atëherë s'ka pasë relevancë".

Më pas, ai u rikthye sërish te udhëtimi, ndërsa komentoi edhe çështjen e tërheqjes së 2 milionë eurove.

"Pra, e ka bë atë udhëtim. Pastaj flet për krejt relacionin e krimit energjetik në Ballkan dhe në fund na del njëri prej njerëzve kyç për Mal të Zi dhe Kosovë të paktën. Edhe...ky tipi shumë miliona. Ai është profesor i filozofisë në Lubljanë nëse s’gaboj, edhe vjen i tërheqë 2 milionë euro".

Në pjesën e fundit, kujtoi faktin ironik, se shumica e mafiozëve synojnë që paratë t'i vendosin në bankë për t'i shpërlarë, z.Berishaj shkon i tërheqë dhe nuk dihet se ku i dërgon.

Sipas tij, kjo është për t'u shqetësuar.

Siç edhe mund ta shihni, në pjesën e epërme të tekstit gjeni pjesën e zgjeruar këtu, ndërsa kujtojmë faktin se emisioni transmetohet pas afër 90 minutash.

Lajme të ngjashme