Daily Beast shkruan për dhunën në Kuvend, përmend raportimin se Kusari ka folur me Radojiçiqin - NACIONALE

Daily Beast shkruan për dhunën në Kuvend, përmend raportimin se Kusari ka folur me Radojiçiqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dhe, lajmi i përplasjes fizike në Kuvend po merr dhenë. Për përplasjen që nisi pas provokimit të zv. kryeministrit Besnik Bislimi ka shkruar edhe sajti i famshëm amerikan The Daily Beast.

Ky sajt e ka titulluar artikullin: Ligjbërësit kosovarë rrëshqasin në përleshje masive gjatë fjalimit të Kryeministrit”.

Aty shkruhet se si shpërtheu dhuna fizike masive në Kuvendin e Kosovës derisa kryeministri Albin Kurti po e jepte një fjalim.

“Tensionet është raportuar se janë rritur në Kosovë pasi një medium lokal publikoi incizimet e njërës prej kolegëve të Kurtit e pranoi që ajo kishte folur me Millan Radojiçiqit, një politikan serb i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar për korrupsion.” – shkruan The Daily Beast.

Kolegia e Kurtit në fjalë është Mimoza Kusari Lila.

Në fakt, Radojiçiq përveç korrupsionit dyshohet edhe për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq dhe për krime tjera të ndryshme.

Lajme të ngjashme