Çudit Feraj: Duke i thënë “po” botës, Kosova vuajti 20 vjet sanksione, me rëndësi mos me vdek si budallë
Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status, në të cilin ka bërë disa interpretime të çuditshme.
Feraj ka shkruar se në 20 vitet e fundit, Kosova duke i thënë “po” botës, është sanksionuar. Në shkrimin e tij, Feraj duket se ka aluduar në ish-krerët e UÇK-së, pasi ka shkruar se “yes men-ët” ajo botë i izoloi në burg.
Sipas Ferajt, Kosova sërish kërcënohet me sanksionet nga ndërkombëtarët, pasi po i thotë jo botës.
“- Duke i thënë "po" botës, Kosova vuajti 20 vjet sanksione, dhe "yes-men-ët" ajo botë i izoloi në burg!
- Duke i thënë "jo" botës, Kosova kërcënohet me sanksione dhe "no-men-ët" (Kosova) me izolim tjetër lloji!” – shkroi ai.
Çuditërisht, Feraj zgjedh të “harrojë” se “po”-të e Kosovës ndaj ndërkombëtarëve minimalisht sollën një çlirim në vitin 1999, sollën një pavarësi në vitin 2008, mbi 100 njohje, anëtarësim në institucione ndërkombëtarë. Madje, pa “po”-të për ndërkombëtarët, Feraj zor që do të kishte sot punë, pasi pa “po”-të ndaj ndërkombëtarëve, s’do të ekzisonte fare shteti i Kosovës, rrjedhimisht as Qeveria e Kosovës si institucion, rrjedhimisht as vendi i punës për Ferajn.