Çmenduri: 40% në sondazh thonë se "mbështesin" Kurtin para Amerikës për veriun - NACIONALE

Çmenduri: 40% në sondazh thonë se "mbështesin" Kurtin para Amerikës për veriun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tensionet e fundit në veri kanë ndikuar që të ketë një përçarje mes Kosovës dhe Amerikës, krejt kjo për shkak të deklarimeve dhe veprimeve të kryeministrit, Albin Kurti për veriun. Gjithashtu, Kurti ka ‘goditur’ me deklarata edhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Në anën tjetër, qytetarët kanë votuar në mënyrë të çuditshme se kë mbështesin për situatën në veri.

Nacionale ka hapur një sondazh në të cilin ka pyetur qytetarët se kë e mbështesin për situatën në veri. Ishin vetëm dy alternativa: Amerika dhe Kurti.

Ky sondazh erdhi pas deklaratave të ashpra nga ambasadori Jeff Hovenier gjatë ditës së djeshme, kur në mënyrë direkte tregoi për sanksionin e parë ndaj vendit dhe paralajmëroi edhe të tjera.

Por, ishin veç 50 për qind që votuan për Amerikën në atë sondazh, me 40 për qind që e votuan Kurtin.

60 për qind e qytatërëve apo 2 mijë e 682 vota ishin që mbështesnin Amerikën për situatën në veri.

Ndërsa, 40 për qind apo 1 mijë e 827 qytetarët thanë që mbështesin kryeministrin, Albin Kurti për situatën në veri.

Në sondazh kanë votuar 4 mijë e 506 qytetarë.

Çka tha Kurti për Blinken?

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka çuditur të gjithë për deklaratën e tij ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Blinken të premtën e javës së kaluar reagoi ndaj veprimeve të Kurtit në veri.

Dënojmë fuqishëm aksionet nga Qeveria e Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po rrisin pasigurinë. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti t’i ndalë këto masa të dhunshme menjëherë dhe të rifokusohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.” – kishte thënë Blinken.

E kjo deklaratë, sipas Kurti është e padrejtë e naive.

Mendoj se nuk është vetëm e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive.” – deklaroi Kurti për “The Guardian”, të cilës gazetë i tha intervistë përmes telefonit nga Prishtina.

"Ndoshta sekretari Blinken do ta shpjegojë këtë më tej një ditë, por definitivisht nuk ishte e dobishme." – tha Kurti.

Sanksionet e para për Kosovën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka bërë ditur se përjashtimi i FSK-së nga ushtrimi më i madh ushatarak i SHBA-ve, NATO dhe shtetet aleate, është sanksioni i parë për Kosovën për shkak të situatës në veri.

Hovenier ka thënë për Kosovën ushtrimi në “Defender Europe 2023” ka përfunduar.

“Indikacioni i parë i kësaj gjëje ishte vendimi që mori Gjenerali i NATO-s për Europë Juglindore për të anuluar pjesëmarrjen e Koforës në Defender 2023, që ndodhi gjatë natës. Dhe siç e dimë, nuk kishte aktivitete sot dhe s’do të ketë. Për Kosovën ai ushtrim u krye. Po mendojmë edhe për të tjera pasoja, po ashtu.” – vlerësoi z. Hovenier.

Më tej, ai ka thënë se po shqyrtojnë edhe masa të tjera.

“Në këtë moment i kemi kërkuar kryeministrit Kurti në mënyrë që të bëjë deeskalimin e situatës, por ai nuk është përgjigjur në këto kërkesa. Kësisoji, po shqyrtojmë se cilat do të jenë masat tjera. Por, më duhet të them se në këto momente nuk do të gjeni entuziazëm te ShBA-të që të përgjigjen për interesa të Kosovës, siç është angazhimi për shtetet mos-njohëse, apo puna për të avancuar integrimin evropian të Kosovës.” – ka thënë Hovenier.

Ndërkohë, masa të mundshme për Kosovën janë duke shqyrtuar edhe shtetet e Bashkimit Evropian.

Në anë tjetër, protestat në komunat në veri të vendit po vazhdojnë edhe sot. Aty janë parë një numër më i madh i protestueseve serbë.

Ata po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e 23 prill.

Lajme të ngjashme