Kryetari i Leposaviqit që 48 orë i bllokuar në objektin e komunës: Detajet e fundit - NACIONALE

Kryetari i Leposaviqit që 48 orë i bllokuar në objektin e komunës: Detajet e fundit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka mbetur i bllokuar në objektin e komunës që 48 orë.

Për dy netë me radhë, ai ka kaluar natën në objektin e komunës, dhe e ka të pamundur të largohet shkaku i protestave.

Hetemi kishte hyrë në objektin e komunës të hënën shumë herët në mëngjes, dhe më nuk ka mundur të largohet.

Nacionale ka provuar të kontaktojë me Hetemin, por ai e ka ndalur telefonin.

Gazetarët raportojnë se kryetari i Leposaviqit vazhdon të jetë ende në objektin e komunës.

Lajme të ngjashme