Marta Kos: Të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë - NACIONALE

Marta Kos: Të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë

4 ditë më parë

nga NACIONALE

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka theksuar se të dënuarit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë të drejtë të apelojnë aktgjykimin.

"Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur.Vendimet e tyre duhet të respektohen dhe të dënuarit kanë të drejtë ankese.Bëhet fjalë për përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.U bëj thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm përmes pajtimit, vendet e rajonit mund t'i kapërcejnë ndasitë dhe të ecin përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE", ka shkruar Kos

Lajme të ngjashme