Çka më tregoi Albin Kurti prapa kamerave? - NACIONALE

Çka më tregoi Albin Kurti prapa kamerave?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Te enjten e 10 nëntorit, pra këtë që e lamë pas, u publikua edhe pjesa e radhës e Ditarit të Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.

Ky episod, gjegjësisht numër 36, për temë parësore kishte raportin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, raport ky që sa vjen e përkeqësohet, kjo si shkak i neglizhencës e kryeneçësisë së kryeministrit Kurti.

Shefi i ekzekutivit kosovar as nuk ka ndërmend t'i dëgjojë rekomandimet e ShBA-së lidhur me çështjen e targave.

Vazhdimisht, secili zyrtar i lartë, sidomos nga Departamenti i Shtetit, e poashtu edhe nga kabineti i Sekretarit Blinken, personi i treti i vendit më të fortë në rruzull, ka bërë thirrje që Kosova ta anulojë vendimin për targa dhe ta shtyjë edhe për 10 muaj të tjerë.

Në episodet pararendëse, autori Buzhala e pat thënë me plot gojë faktin që tash e 23 vite janë dhe nuk bëhet siç tha ai "nami" për një tjetër periudhë 10-mujore, kur kemi parasysh anën tjetër të medaljes: faktin që të mbetet borxh Sekretari i Shtetit.

Gjithsesi, në këtë pjesë do të veçojmë një bisedë të shkurtës mes ideatorit dhe kreatorit të Ditarit, bashkë me Albin Kurti, në një nga bisedat e tyre "post-emision", e që kësaj here kishte të bënte me rimat e njohura të Kurtit.

"E ka thënë një herë në Pressing, në fakt e ka thënë pas intervistës. Prapa kamerave. Edhe i bënte ky disa batuta, kot, rima, dmth: shkon Elezi, vjen si ka qenë ajo, vjen “këndezi”. E kam pytë, e pse i përdorë këto, tha: Unë i përdori këto, se janë të thjeshta, mandej qytetarët i mbajnë mend edhe i përsërisin. Pra, krejt këto gjëra ky i bën. Nuk është që s’e di që është duke folur “non-sens”. Nuk është që s’e di ky që koha e sovranitetit absolut, ku kurrkush-kurrkujt nuk i përzihet, ka marrë fund", tha fillimisht Buzhala.

Tutje, ai vazhdoi të kujtojë të bëmat mediatike të kreut aktual të qeverisë, duke cituar shprehjen e famshme: "Unë jam i pakorruptuar".

Veç kësaj, ai mori shembull edhe Ukrainën dhe bisedat momentale që po i zhvillon ShBA-ja me palët e përfshira.

"Po ky manipulon me këto gjëra. “Unë jam i pakorruptuar”. Kanë thënë: ja se ky i pakorruptuar, s’kanë ku i kapen. E thas në emisionin e kaluar, Amerika tash i ka thënë Ukrainës: A po ulesh ngadalë edhe me diskutu me Rusinë? Shtet sovran janë edhe Ukraina. Në letër. Po ti nuk mundesh me qenë, edhe shtet sovran m’i thënë absolut, edhe m’i marrë prej Amerikës 20 miliardë euro ndihma për armatim, edhe Zielensky me thënë: nuk më bën çka po diskutoni. Njëjtë është situata jonë. Nuk mundesh m’i thënë KFOR-it amerikan, apo m’i ruan kufijtë me Serbinë atje, a po ma ruan situatën e sigurisë në vend, a po e merr mbrojtjen ajrore të Kosovës, e në anën tjetër me fol këso “muhalife” si një qytetar në rrugë t’u dhënë një opinion për “vox-pop” për portale", shtoi tutje.

Në pjesën e tretë, gazetari përmendi edhe reciprocitetin, teksa shpalosi versionin e tij duke treguar se pse nuk po vendoset i njëjti, ani pse ishte premtim elektoral, por që tashmë janë bërë gati dy vite e Kurti s'e ka ndërmend të bëjë asgjë në këtë drejtim.

"A din pse s’po e vendosin reciprocitetin? Jo për arsye parimore. Edhe jo që dojnë m’i bë tregti Serbisë. E dinë që nëse i bllokojnë mallrat serbe, inflacioni prej 20% ka me kërcy në 30, a 40%. Pra, Albin Kurti nuk ka parime, është thjesht oportunist edhe e shikon situatën e caktuar. Në atë kohë, përveç që s’donte të shkonte me Thaçin në Shtëpi të Bardhë, më vonë nuk donte as me Avdullah Hotin. Ai kishte tjera plane. Thoshte Kosova nuk është Meksikë. Borrelli edhe Lajçaku janë ndërmjetësues. Grenellin nuk e njoh, nuk i shtrihem. Trumpi është pro-serb. Gjitha këto i patën thënë, edhe dolën në fund na thanë: na ka rrëzu Amerika".

Fare në fund ndërkaq, Buzhala ironizoi duke thënë se ka qenë një periudhë në vendin tonë kur shumë prej qytetarëve kanë menduar që Kurti ka ilaç edhe për kancerin.

"Ka pasë një periudhë ky Albin Kurti, dëgjomni çka po ju them: “hallku” mendonin që edhe kancerin e shëndoshë. Pra, ka pasë aso besimi në popullatë, për to, sa që mendonin: e ka rrëzu Trumpin. Krejt zgjedhjet i zgjidhte. Kë donte e rrëzonte, kë donte e mbante në pushtet", përfundoi ai.

Më poshtë edhe pjesa e zgjeruar këtu, ndërsa siç edhe keni mundur ta vëreni, në fillim gjeni episodin e plotë. Shikim të këndshëm.

Lajme të ngjashme