“Çka ka, çka s`ka”: U shkarkuan 12 ambasadorë pa arsye, mbrohet Martin Berishaj me dy kallëzime penale - NACIONALE

“Çka ka, çka s`ka”: U shkarkuan 12 ambasadorë pa arsye, mbrohet Martin Berishaj me dy kallëzime penale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediat e një anëtari të BE-së kanë ngritur një mal me dyshime për përfshirjen e ambasadorit Martin Berishaj në një afër financiare, por Presidenca dhe Qeveria nuk po reagojnë. Këta të fundit nuk po marrin asnjë veprim edhe pas ngritjes se dy kallëzimeve penale ndaj Berishajt. Osmani, Kurti e Gërvalla nuk ishin treguar aq të mëshirshëm ndaj 12 ambasadorëve që ishin shkarkua në vitin 2021.

Presidentja, kryeministri dhe ministrja e punëve të jashtme po refuzojnë shkarkimin e ambasadorit të Kosovë në Kroaci, Martin Berishaj.

Pavarësisht raportimeve të mediave sllovene për përfshirje në afera financiare dhe ngritjes së dy kallëzimeve penale, ai vazhdon punën si ambasador i plotfuqishëm i Republikës së Kosovës në Slloveni.

Kaq të durueshëm Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla nuk ishin treguar me 12 ambasadorët tjerë.

Më 19 majë të vitit 2021, ata pa asnjë arsyeje kishin shkarkuar 12 ambasadorë të Kosovës, të cilin ishin emëruar nga qeveritë e kaluar.
Një veprim i tillë ishte ndërmarr, pa bërë kurrfarë analize të punës së ambasadorëve.

Largimi i tyre kishte sjell dëme diplomacisë së Kosovës, duke lanë ambasadat pa shefa të misioneve. Madje, disa ambasada edhe ishin mbyllur pas largimit të ambasadoreve.

Me propozim të Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, presidentja Vjosa Osmani kishte nënshkruar dekretin për të liruar nga detyra Beqë Cufaj (Gjermani), Nait Hasani (Shqipëri), Arbër Vllahiu (Çeki), Lirim Grejqevci (Holandë), Shpend Kallaba (Hungari), Gezim Kasapolli (Kroaci), Avni Kastrati (Slloveni), Gjergj Dedaj (Maqedonia e Veriut), Hajdin Abazi (Australi), Ylber Hysa (Mali i Zi), Avni Arifi (Emiratet e Bashkuara Arabe) e Amir Ahmeti (Katar).

Një ditë me pas, ministrja Gërvalla kishte thënë se ky veprim është ndërmarr në emër të reformimit të shërbimit diplomatik të Kosovës.

Lirimi nga detyra dhe tërheqja e ambasadorëve të emëruar politikë është bërë në frymën e programit të miratuar qeveritar, i cili parasheh reformimin e shërbimit diplomatik të Republikës së Kosovës dhe respektimin e Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ligjit për shërbimin e jashtëm të Kosovës”, kishte shkruar Gërvalla në profilin e saj në “Facebook”.

Martin Berishaj i paprekshëm

Derisa 12 ambasadorët ishin shkarkuar pas ndonjë arsyeje, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, po vazhdon ta mbrojë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është përfshirë në një aferë rajonale financiare.

Për më tepër, Berishajt deri me tani institucionet e Kosovës ia kanë ngritur dy kallëzime penale. Kallëzimi i parë penal ka të bëj edhe për mosdeklarim të pasurisë, kurse i dyti ka të bëj me shmangie të tatimeve.

Pavarësisht raportimeve të mediave, duket se ministrja e Punëve të Jashtme është e bindur në pafajësinë e ambasadorit të Kosovë në Kroaci, Martin Berishaj.

Edhe dje ajo ka bërë me dije nuk do ta shkarkojë.

Në një konferencë për media, ajo ka thënë se ende i beson ambasadorit.

Sa i përket pyetjes së dytë për ambasadorin Berishaj më lejoni të them shkurt, unë kam kërkuar dhe do të vazhdoj të kërkoj, sikur u ngritën spekulimet e para, nga shtetet që janë përmendur që të na japin informacione se a janë të vërteta apo janë spekulime të mediave. Ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve mediale, ambasadori shkarkohet kur ka arsye faktike pse ambasadorit duhet të shkarkohet.” – tha fillimisht ajo.

Sipas saj, deri më tani nuk ka informacione se kanë ndodhur këto shkelje nga ana e ambasadorit Berishaj.

Deri në këtë moment nuk kam as edhe një informacion të vetëm, do të vazhdoj të kërkoj informacione, nuk kam informacione që shkelje të tilla kanë ndodhur apo që hetime të këtyre natyrave janë duke ndodhur.” – tha ajo.

Ambasadorët e shkarkuar kërkojnë drejtësi në gjykata

Ambasadorët e shkarkuar kanë vlerësuar se shkarkimi i tyre ka qenë i padrejtë. Ata kanë bërë me dije se nuk ishte plotësuar asnjë kusht ligjor për shkarkim. Disa prej tyre ia kanë mësyrë edhe gjykatave për të kontestuar dekretin e presidentes Osmani.

Njeri nga ata është ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati. Ai ka kontestuar dekretin e presidentes në Gjykatën Themelore, Gjykatën e Apeli dhe Gjykatën Supreme, por asnjëra prej tyre nuk kishte marrë parasysh ankesën e tij.

Me pas, ai lenden e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit, javën e kaluar ka konstatuar se gjykatat ia kanë mohuar qasjen në drejtësi Kastratit.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai nuk është shprehur shumë i kënaqur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka bërë me dije se Kushtetuesja është dashur bëj vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të Presidentes për shkarkimin e tij nga pozita e ambasadorit të Kosovës në Slloveni.

Sipas tij, gjykata është dashur ta hedh poshtë dekretin e shefes së shtetit.

E kam vlerësuar si një fitore të drejtësisë, por mendoj se është dashur që pak më ndryshe me e sjell vendimin. Sepse shkelja ka qenë flagrante në rastin tim. Kështu që, është dashur ta sjell vendimin direkt që ka pasur shkelje të Kushtetutës e jo me e rikthy procesin në gjykatat tjera”, ka thënë ai, duke shtuar se është shkarkuar vetëm për hakmarrje politike.

“Mendoj se kjo ka ndodhur për çështje politike. Vetëm për çështje politike, për asgjë tjetër. Sepse me ligj përcaktohet se kur mund të shkarkohen ambasadorët. Aty janë katër pika dhe në rastin konkret asnjë prej tyre nuk ka ekzistuar”, është shprehur Kastrati.

Lajme të ngjashme