“Çka je tu folë?”: Vazhdon debati i Limajt dhe Kerqukut për fotografinë në odë - NACIONALE

“Çka je tu folë?”: Vazhdon debati i Limajt dhe Kerqukut për fotografinë në odë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka vazhduar debati mes kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe gazetarit Leonard Kerquki.

Gjithça nisi kur ky i fundit, e pyeti Limajn në lidhje me fotografinë në Kleqkë, ku u panë disa ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Çfarë shekulli po jetoni z.Limaj, pse duhet me qu mesazhe njerëzit e politikës nga ambiente të tilla?” – ishte pyetja e bërë nga gazetari.

Debati vazhdoi edhe më tutje, ku Limaj, i tha se kjo nuk është primitive, pasi që në të njëtjën mënyrë “janë rritur familjet tona”.

“Çka me emancipu, çka je tu folë? A primitive është qajo a, po qishtu je rritë ti, qishtu janë rritë familjet tona.” – ka thënë ai.

Ai ka vijuar sërish me një pyetje: “Çka është kjo primitive, me shku në një familje të dëshmorit, me u mbledhë 200 luftëtarë?”.

Këtu, gazetari e pyeti se pse nuk ka pasur aty asnjë grua dhe si është e mundur një gjë e tillë.

“Unë nuk kam ardhë me bë garë më fjalë, po të them janë mbledhë ushtarët, s’u kon dasëm, as ditëlindje, as dasëm, as party, ku keni qef ju me qenë. E kanë një nejë, një vjetore, shihen me njëri tjetrin.” – u përgjigj Limaj në Pressing.

Lajme të ngjashme