Çitaku: Vendi po shkon në zgjedhje, nuk ia bëjmë kuorumin Kurtit për president
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se vendi pashmangshëm po shkon drejt zgjedhjeve të reja.
Pas seancës se sotme të Kuvendit, ajo ka thënë se këtë gjë po e bën VV-ja.
“Siç është parë tashmë, Kosova është pa institucione të konstituuara, pa president apo presidente të zgjedhur, jo për mungesë kohe, por për mungesë vullneti politik nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Partia Demokratike e Kosovës ka qenë jashtëzakonisht konstruktive dhe është munduar që vendit t’i japë president, mirëpo çfarë ka kërkuar Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht Albin Kurti, është subordinim, është nënshtrim i vullnetit politik të deputetëve të zgjedhur karshi tij. E një gjë e tillë nuk ndodh. Tashmë është e qartë, vendi pashmangshëm po shkon drejt zgjedhjeve, mirëpo është vetëm një adresë e përgjegjësisë, e ajo është Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Çitaku.