Çitaku pasi Sveçla u demantua nga aleatët: Qeveria Kurti çdo ditë po e rrënon kredibilitetin e Kosovës
Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar përgenjështrimin e deklaratës së Xhelal Sveçlës, ministër i Punëve të Brendshme, nga ana e ShBA-së, Gjermanisë dhe Britanisë.
Në statusin e saj, zonja Çitaku shkruan se Sveçla u demantua publikisht. Sipas nënkryetares së PDK-së, Qeveria Kurti po ia rrënon kredibilitetin Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania publikisht demantojnë Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës lidhur me vendimin e djeshëm për dezignimin e dy organizatave si terroriste.
Kjo qeveri çdo ditë e më shumë po e rrënon kredibilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.” – shkruan ajo ndër të tjera.
