Çitaku i drejtohet Kurtit: Kryeministër nuk fshihet historia si komunikatat e LVV-së
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për zhvillimet gjatë ditëve të fundit në vend.
Fillimisht, ajo ka përmendur mbrojtjen që pushteti po ia bën ambasadorit Martin Berishaj, i dyshuar për përfshirje në aferë milionëshe.
“Çka ka edhe çka s’ka ditëve të fundit dhe jo vetëm, nga Qeveria Kurti. Ka mbrojtje të pakushtë e të parezervë për Martin Berishaj, nuk ka sjellje të tij para drejtësisë.” – ka thënë ajo.
Tutje, Çitaku shtoi se nuk mjafton shkarkimi i ambasadorit në fjalë, dhe se kryeministri duhet të japë përgjigje për pyetjet që opozita i ka parashtruar kohë më parë.
Ajo po ashtu ka përmendur rastin e ish-ushtarit të UÇK-së, Adem Ramadanit, i cili njëherit është kryetar i Reçakut, derisa Zyra e Kryeministrit ia ndaloi fjalimin pikërisht në organizimin që u bë në përvjetorin e kësaj masakre.
“Në përvjetorin e masakrës, qeveria ia mohoi fjalën Adem Ramadanit, ndërkaq të nesërmen Kryeministri thuri elozhe për Ivanoviqin.” – tha ajo.
Në fund, Çitaku shtoi: “Kryeministër nuk fshihet historia si komunitat e LVV-së dhe qëndrimet e juaja në Facebook.”
