Chollet për barrikadat: Nuk duam të shohim përsëritje të krizës - NACIONALE

Chollet për barrikadat: Nuk duam të shohim përsëritje të krizës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, pritet që shumë shpejtë ta vizitojë Beogradin. Pak ditë apra vizitës në Beograd, Chollet ka thënë se është lajm i mirë heqja e barrikadave në veriun e Mitrovicës. Chollet në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur edhe pë Asociacionin e për planin franko-gjerman.

Por, theksin gjithnjë, Chollet e ka mbajtur tek barrikadat duke thënë se është shpenzuar shumë energji për to, në vend se të flitej për dialogun.

Është një lajm i mirë që në 48 orët e fundit kemi parë të hiqen barrikada, kemi parë pikat kufitare të rihapen mes Kosovës dhe Serbisë. Janë lajme të mira. Shpresoj të mos i kishim harxhuar javët e fundit të përqëndruar tek kjo krizë, por tek dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja, të cilin ne, Shtetet e Bashkuara, e mbështesim plotësisht. Është diçka për të cilën unë dhe kolegët e mi do të flasim kur të jemi në rajon”, ka thënë Chollet në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Zyrtari amerikan ka thënë se nuk shpreson që kriza të tilla si kjo e fundit në veri të Kosovës të përsëriten gjatë javëve të ardhshme.

Ajo që nuk duam të shohim është një përsëritje të kësaj krize brenda disa javëve për diçka tjetër. Pra duam të lëvizim përpara tashmë dhe prandaj vajtja në rajon së shpejti, siç kam ndërmend të bëj së bashku me kolegët e mi, është një moment i mirë për t’u munduar për një fillim të ri për këtë përpjekje në vitin e ri”, ka deklaruar.

Chollet: Është një prioritet për ne, Shtetet e Bashkuara

Derk Chollet ka folur edhe për asociacionin e komunave serbe. Ka thënë se mbetet prioritet për ShBA-të.

Është një prioritet për ne, Shtetet e Bashkuara. Kemi qenë shumë të qartë për këtë. Besojmë se është një angazhim që është ndërmarrë dhe që duhet të ngrihet. Është qartësisht një hap kyç. Por ka shumë çështje të tjera. Të dyja palët këtu kanë detyrime. Të dyja palët kanë gjëra për të cilat ne do të donim t’i shihnim që të lëviznin përpara. Prandaj duhet t’i bëjmë këto biseda sa më herët”, ka thënë zyrtari i lartë amerikan.

Duke folur për planin franko-gjerman, diplomati amerikan Derk Chollet ka thënë se nuk duan të merren me detajet e asaj se çka ka propozuar BE-ja.

Thotë se, në çfarëdolloj negociatash, është më mirë që këto detaje të lihen pas dyerve të mbyllura, deri në momentin kur të jenë gati.

“...Por, mendojmë se BE-ja ka parashtruar një drejtim të arritshëm, një drejtim të mirë. Sërish, do të jetë e vështirë. Do të dojë shumë punë. Do të dojë vendime të vështira dhe kurajo nga udhëheqësit, që të lënë mënjanë ndasitë dhe të bëjnë atë që është në interesin më të mirë të vendit të tyre. Dhe të dy udhëheqësit, në Kosovë dhe Serbi, kanë shprehur dëshirën e tyre për të qenë në rrugën drejt integrimit më të madh në komunitetin euroatlantik. Ne e mbështesim së tepërmi këtë dëshirë. Duam t’i shohim që të ndërmarrin hapa për ta arritur këtë objektiv dhe duam të bëjmë çfarë të mundemi që t’i ndihmojmë ta realizojnë këtë”, ka shtuar tutje Chollet.

Lajme të ngjashme