Vuçiq: Javën e ardhshme Chollet do të vizitojë Beogradin
Më 11 ose 12 janar këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, pritet ta vizitojë Beogradin.
Kështu njoftoi të mërkurën presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
“Besoj në krijimin e raporteve më të mira me Shtetet e Bashkuara. Të shohim se si do të shkojë. Nuk do të jetë një bisedë e lehtë, por besoj se ne mund të flasim”, tha Vuçiq gjatë një konference për media.
Kujtojmë se Chollet kishte anuluar një vizitë në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe në Bruksel në dhjetor për shkak se doli pozitiv për koronavirus.
E por zyrtarit amerikan, Serbinë gjatë këtij muaji pritet ta vizitojnë edhe negociatorët evropianë.
"Pas kësaj, unë pres arritjen e të gjithë këtyre ekspertëve nga Evropa", shtoi ai.
Zyrtarët amerikanë dhe evropianë do të qëndrojnë në Beograd në përpjekje për të përshpejtuar procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.