Chollet me agjendë më ndryshe në Serbi: Drekon me Vuçiqin, Bërnabiqin e Daçiqin i takon ndaras - NACIONALE

Chollet me agjendë më ndryshe në Serbi: Drekon me Vuçiqin, Bërnabiqin e Daçiqin i takon ndaras

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilltari amerikan i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet pritet që ta vazhdojë në Serbi vizitën e tij në disa vende të Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe prej në Kosovë, ai pritet që të zhvillojë një drekë pune me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Mediumi serb “N1” raproton se zyrtari i lartë amerikan do të zhvillojë takime të ndara me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq dhe kryediplomatin serb, Ivica Daçiq.

Po ashtu, bëhet e ditur se një prej çështjeve kryesore të agjendës do të jetë vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi, duke përfshirë edhe planin franko-gjerman.

Çka ndodhi gjatë vizitës në Kosovë?

Chollet përveç takimeve që i pati me liderët shtetërorë dhe ata opozitarë, takoi edhe anëtarë të shoqërisë civile si dhe gazetarë.

Në një takim me këta të fundit, ai deklaroi se Kosova duhet të përmbushë zotimin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

“Ne besojmë se jemi në një moment kritik. Ne besojmë se Kosova me Serbinë duke të angazhohen urgjentisht në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili po punon drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke.” – ka thënë Chollet.

Ndërkohë, zyra e kryeministrit pas takimit ka bërë të ditur se diskutuan rreth dialogut, si dhe planit franko-gjerman, të cilit tash po i referohet si plani evropian.

“U diskutua edhe për procesin e dialogut, planin Evropian dhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. U theksua nevoja për angazhim aktiv dhe konstruktiv në dialog dhe për intensifikim të përpjekjeve drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër.” – bëhet e ditur mes tjerash.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se kanë folur rreth “zhvillimeve të fundit në rajon”.

“E gëzuar që mirëprita një delegacion të nivelit të lartë nga qeveria e ShBA-ve, të udhëhequr nga nënsekretari Derek Chollet. Diskutuam zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe theksuam rëndësinë parësore të angazhimit amerikan. Mbetemi të përkushtuar në forcimin e aleancës së hekurt Kosovë-ShBA,” – ka thënë Osmani.

Lajme të ngjashme