“Çfarë budallallëku”: Xhelal Sveçla nervozohet pak me pyetjen që ia bën gazetari për Vlora Çitakun - NACIONALE

“Çfarë budallallëku”: Xhelal Sveçla nervozohet pak me pyetjen që ia bën gazetari për Vlora Çitakun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ftuar në një intervistë në Radiotelevizionin e Kosovës është pyetur në lidhje me kritikat që ka marrë Qeveria për mënyrën se si janë mbajtur zgjedhjet në veri të vendit.

Specifikisht, Sveçla u mor me nënkryetaren e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku të cilën e përmendi edhe gazetari që ia shtroi pyetjen.

Sveçla deklaroi se ka pasur vendvotime të rregullta, duke pyetur se “Çfarë budallallëku është me u marrë me formën”.

“Çfarë budallallëku është kjo me u marrë me formë, kjo është forma. Çka ka dashur Vlora Çitaku, që ne t’i hapim me dhunë shkollat?... Disa vendvotime kanë qenë në kontejnerë, unë kam stacione policore që 23 vjet që janë në kontejnerë. Pse Vlora Çitaku s’ka folë deri më tash për këtë?”tha ai.

Sveçla, në fund deklaroi si vijon: “Por kjo është banalizim i një procesi jashtëzakonisht të suksesshëm".

Ndërkohë, Komisioni Qendror Zgjedhor sot ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet që u mbajtën të dielen në veri.

Sipas këtyre rezultateve, Mitrovicën Veriore dhe Leposaviqin e ka fituar Vetëvendosje, ndërsa Zubin Potokun dhe Zveçan e ka fituar Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Në Mitrovicën Veriore rezultati është ky:

Kandidati i VV-së, Erden Atiq ka fituar 553 vota apo 66.9 për qind. I dyti është renditur kandidati i PDK-së, Taulant Kelmendit me 193 vota apo 23.4 për qind, ndërsa i treti ka dalë Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica me 80 vota apo 9.7 për qind.

Në Zubin Potok, PDK ka dalë e parë me kandidatin Izmir Zeqiri që mori 196 vota apo 52.2 për qind, për dallim nga kandidati i VV-së, Flatron Hasani që mori 180 vota apo 47.7 për qind.

Ndërsa në Zveçan dhe Leposaviq përveç garës për kryetar të komunës, zgjedhje pati edhe për Këshillin Komunal.

Ky është rezultati për këto dy komuna:

Zveçan:

PDK: 98 vota apo 60.1 për qind 11 ulëse në Kuvendin Komunal.

VV: 65 vota apo 39.9 për qind me 8 ulëse në Kuvendin Komunal

Leposaviq:

VV: 85 vota apo 77.3 për qind me 15 ulëse

PDK: 21 vota apo 19.1 për qind me 2 ulëse

Ndërkaq, kandidatja Sllagjana Pantoviq që mori pjesë në zgjedhje si kandidtja e vetme nga komuniteti serb, garoi për kryetare të komunës së Zveçanit dhe mori shtatë vota apo 3.6 për qind.

Lajme të ngjashme