Çështja e pagave për zyrtarët publikë, Ministria me njoftim në "Facebook" - NACIONALE

Çështja e pagave për zyrtarët publikë, Ministria me njoftim në "Facebook"

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar një komunikatë të përbashkët me atë të Financave lidhur me çështjen e pagave për zyrtarët publikë.

Pas reagimeve të shumta, të dy ministritë kanë reaguar përmes rrjetit social "Facebook", duke thënë se sot do të disbursohen pagat e para sipas Ligjit për Paga në Sektorin Publik Nr. 08/L-196, i cili ka hyrë në fuqi me datën 5 shkurt 2023.

"Komisionet për përcaktimin e shtesave të parapara me këtë ligj dhe aktet nënligjore që derivojnë prej tij, tashmë janë themeluar dhe janë duke mbledhur të dhënat nga institucionet përkatëse lidhur me zyrtarët që mund/do të përfitojnë këto shtesa, përfshirë këtu komisionet për shtesën për kushte specifike të punës, shtesën për kushte tregu dhe shtesën për ekspertët", shkruan ndër tjerash në njoftim.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme