Paga të majme, qindra mijëra euro kursime: Mehmeti i BQK-së e Zalli i Trustit “ia trusin” buxhetit të Kosovës - NACIONALE

Paga të majme, qindra mijëra euro kursime: Mehmeti i BQK-së e Zalli i Trustit “ia trusin” buxhetit të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fehmi Mehmeti dhe Adrian Zalli janë udhëheqës të dy institucioneve të rëndësishëm në vend. I pari udhëheq me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) në funksionin e guvernatorit, ndërsa i dyti, pra z. Zalli, është shef i Fondit Pensional të Kosovës (Trusti). Si pasojë e ketyre dy funksioneve, ata marrin paga të majme, shumë të majme në krahasim me rrogën mesatare të Kosovës. Por z. Mehmeti mund të mbetet pa këtë pagë të majme, pasi mandati i tij pritet të përfundojë shpejt.

Dy personat e lartëpërmendur janë shumë të pasur në Kosovë. Bazuar në të dhënat që janë të paraqitura në pasqyrën e deklarimit të pasurisë në AKK, ata kanë goxha të ardhura. Guvernatori Mehmeti ka marrë gjithsej 53 mijë e 165 e 79 euro vetëm pagë nga pozita në të cilën aktualisht është. Në këtë shumë, përfshihet edhe sigurimi shëndetësor.

Pasqyra e deklarimit të pasurisë për vitin 2022, tregon se Guvernatori Mehmeti përveç pagës mujore, ai kishte të hyra edhe nga qiraja e një lokali në Prishtinë ku kishte marrë gjithsej 4 mijë e 800 euro në vit. Gjatë vitit 2022, një e hyrë tjetër ishte në vlerë prej 6 mijë e 500 euro nga shitja e lokalit në Vushtrri.

I njëjti raport, tregon se për një vit të tërë, Mehmeti mbante plotë 110 mijë e 819.55 euro para të gatshme të mbajtura nëpër Institucione Financiare.

23.718.71 prej tyre i kishte në bankën Procredit Bank (PCB), 6 mijë e 500 në Bankën Ekonomike (BE) dhe 80 mijë e 600 e 84 euro përsëri në Bankën Procredit (PCB).

Ndërkohë, shefi i TRUST-it, Adrian Zalli për një vit ka marrë gjithsej 49 mijë e 536 euro e 28 centë. Në fund të deklarimit të pasurisë, shihet se i njëjti kishte tërhequr 16 mijë e 579 euro nga trusti, ndërkohë që rimbursimi i shpenzimeve shëndetësore nga kompania e sigurimit në shumën prej 662 euro.

Paga të gatshme të mbajtur në institucione financiare kishte në BKT dhe Chase Bank. Në BKT kishte 158 mijë e 922 euro, ndërsa në Chase bank në SHBA kishte plotë 98 mijë e 854 euro. 25 mijë e 571 euro te tjera kishte përsëri në BKT.

Kujtojmë se, Fehmi Mehmeti ishte zgjedhur në pozitën e Guvernatorit të BQK-së me datë 29 mars 2018, ndërsa Adrian Zalli kishte marrë pozitën e Drejtorit Menaxhues të Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës me datë 01 Prill 2007.

BQK-ja dhe VV-ja

Por Mehmeti së shpejti do të mbetet pa këtë pozitë, që i sjellë fitime të mëdha. E gjitha, pasi atij do t’i skadojë mandati prej guvernatori. Siç ka shkruar Nacionale, Mehmeti nuk është dërguar në listën prej katër emrave në Kuvend për votim nga deputetët, ndonëse ishte pjesë e garës për guvernator edhe për një mandat.

Madja, siç raportonte Nacionale, përkundër që Mehmeti e Shkëndije Himaj në vlerësimin e Komisionit për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës ishin me tërësisht pikë të barabarta, vetëm emri i Himajt u dërguar në Kuvend, bashkë me tre të tjerë.

“Gazeta Nacionale e ka parë vlerësimin e kandidatëve për guvernator të BQK-së. Ahmet Ismajli është vlerësuar me 35.3 pikë, Nexhat Kryeziu me 34.0 pikë, Lulzim Ismajli me 33 pikë dhe Shkëndije Himaj me 26 pikë. 26 pikë i kishte edhe guvernatori aktual Fehmi Mehmeti, por që emri i tij nuk është dërguar për votim në Kuvendin e Kosovës. Arsyet për këtë nuk dihen.” – raportonte Nacionale.

Kujtojmë që Lëvizja Vetëvendosje ia ka mësyer fuqishëm Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK). Në fakt, jo vetëm LVV, por i gjithë pushteti. Pasi në BQK u rehatua vëllai i presidentes Vjosa Osmani, Ramadani, dyshime të mëdha ka edhe për konkursin rreth guvernatorit të BQK-së. Kushdo që vjen aty, do të ketë punë me një kryetar të ri të Bordit.

Kjo pasi, aty tashmë është vendosur Bashkim Nurboja, ish-kandidat i VV-së për deputet, kryetar të Pejës e zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal, pasi mori besimet e Bordit.

Në një njoftim të BQK-së, kohë më parë, tregohej se Nurboja do të jetë në krye të bordit të këtij institucioni të rëndësishëm financiar.

“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 3 shkurt 2023, mori vendimim si në vijim: Bashkim Nurboja është zgjedhur kryetar i Bordit të Bankës Qendrore. Gjithashtu, Bordi u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.” - thuhet në njoftim, transmeton Nacionale.

Por Nurboja është i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, partinë që sot e udhëheq Qeverinë e Kosovës dhe e mbizotërone me numra edhe Kuvendin e Kosovës. Vitë më parë, pra saktësisht 5 vitë më herë, z. Nurboja ishte kandidat për kryetar të Pejës nga ana e LVV-së. Madje, një gjë e tillë vërtetohet lehtësisht.

Lajme të ngjashme