Ministër Çeku e emëron jashtëligjshëm në pozitë të lartë Krasniqin që kishte bërë komente skandaloze - NACIONALE

Ministër Çeku e emëron jashtëligjshëm në pozitë të lartë Krasniqin që kishte bërë komente skandaloze

2 vjet më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka emëruar në pozitën e dytë më të lartë në ministri atë të Sekretarit të Përgjithshëm, Xheladin Krasniqin. Krasniqi është emëruar jashtëligjshëm dhe gjithashtu përveç kësaj, ai është i njohur edhe për komentet e tij homofobike të bëra në vitin 2019. Ndërkohë, MKRS-së nuk është përgjigjur në pyetjet e Nacionales për këtë emërim.

Xheladin Krasniqi që një muaj është emëruar në pozitën e zëvendësuesit të Sekretarit të Ministrisë së Kulturës.

Nënshkrimin e vendimit për emërimin e tij e ka bërë ministri Çeku. Por ministria e tij nuk janë përgjigjur në pyetjet e Nacionales për emërimin e tij, që janë dërguar që më shumë se dy javë.

Emërimi i tij është bërë duke shkelur Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetëror dhe të Agjencive të Pavarurua.

Përveç kësaj, MKRS-së duket se nuk i kanë penguar aspak komentet homofobike të Krasniqit ndaj komunitetit LGBTI + për të emëruar në këtë pozitë.

Qysh u bë Krasniqi sekretar në MKRS?

Xheladin Krasniqi nga pozita e “zyrtar i lartë i Prokurimit” në departementin e Prokurimit më 29 gusht ishte emëruar zëvendësues i drejtorit të Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.

Krasniqit nuk i kishte rënë të qëndrojë edhe aq gjatë si zëvendësues i drejtorit, pasi ministri Çeku kishte një pozitë më të rëndësishme për të.

Një ditë pas, pra me datë 30 gusht, Krasniqi me vendimit të ministrit Çeku ishte emëruar zëvendësues i Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS-së.

Ai në këtë pozitë do të qëndrojë deri në zgjedhjen e sekretarit të ri.

Z. Xheladin Krasniqi, zëvendësues i Drejtorit të Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, caktohet në detyrën e Zëvendësuesit të Sekretarit të Përgjithshmë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.” – thuhet në pikën 1 të vendimit të minsitrit Çeku.

Shkeljet ligjore

Megjithatë, Çeku nuk ka respektuar Ligjin që parashikon organizimin në administratën shtetërore.

Neni 18 i Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetëror dhe të Agjencive të Pavarurua, parashikon qartë mënyrën e emërimit të Sekretarit të Përgjithshëm.

Sipas këtij neni, vetëm një drejtori i ndonjë prej departamenteve mund të emërohet Sekretar i Përgjithshëm dhe nuk mund të emërohet një zëvendësues në këtë pozitë të rëndësishme në ministri.

5. Sekretari i Përgjithshëm, në rast mungese, zëvendësohet nga drejtori i një prej departamenteve të ministrisë, i caktuar me shkrim nga vetë Sekretari. Në rast pamundësie shëndetësore, drejtori i departamentit që zëvendëson Sekretarin e Përgjithshëm caktohet me shkrim nga ministri.” – thuhet në Nenin 18.

Kërcënimi i Krasniqit

Pse është përzgjedhur pikërisht z. Krasniqi, ku dihet kërcënimet dhe gjuha e tij e papranueshme ndaj komunitetit LGBT?” – ishte pyetja e Nacionales drejtuar MKRS-së, mirëpo, si për këtë pyetje por edhe për pëytjet tjera, MKRS nuk u përgjigj.

Krasniqi ishte bërë i njohur për gjuhën e tij homofobike ndaj shfaqjes “55 shades of gay” nga Qendra Multimedia.

Ai këtë shfaqej e kishte quajtur “degjenerim të skajshëm” dhe kishte kërcënuar me vdekje.

Uuuuu çfarë degjenerimi i skajshëm. E shpat e bi bre. Mir ish kon para se me ju hjek kokën, me ja u rras shpaten ne b...” – kishte shkruar ai në Facebook.

Për këtë gjuhë të papranueshme, Krasniqi ishte dërguar në mbajtje për 48 orë nga Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme