Caktimi i datës për takimin Kurti-Vuçiq e kërcënimet ndaj Macronit - kryetemat e javës
Caktimi i datës për takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërcënimet e presidentes Vjosa Osmani ndaj presidentit francez Emmanuel Macron, shkrimi skandaloz i kryeveteranit, Faton Klinaku, lirimi i Ridvan Muharremi dhe dy të tjerëve, ishin disa nga ngjarjet kryesore të javës që po e lëmë pas.
14 shtatori
Më 14 shtator pritet të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Ky takim vjen në kohën kur bashkësia ndërkombëtare po kërkon zgjedhje të reja në veri të vendit dhe deeskalim të plotë të situatës në veri.
Para caktimit të datës, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, zhvilloi takime me kryeministrin Kurti dhe me presidentin e Serbisë.
Gjithashtu ai u takua edhe me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar, si përgatitjet për rikthimin e dialogut.
Ndërkohë, Kurti ka kërkuar që BE-ja të largojë sanksionet ndaj Kosovës, duke thënë se ato po e dëmtojnë vendin tonë.
Ende nuk dihet agjenda e takimit të Kurtit me Vuçiqin.
Kërcënimet ndaj Macronit
Presidenti i Francës, Emmanuel Marcon paralajmëroi masa për liberalizimin e vizave dhe masa ekonomike nësë Kosova nuk sillet më përgjegjësi në raport me dialogu me Serbinë.
Ky paralajmërim i Macron nxiti frikë te qytetarët e Kosovës, por jo edhe te presidentja Osmani.
Ajo në një deklarim për medie, foli ashpër dhe me tone kërcënuese ndaj Francës nëse merre vendim për pezullimin e vizave ndaj Kosovës.
“Unë do të thosha që kjo është mënyra për ta vrarë dialogun një herë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që të mos ketë më dialog, atëherë ndërmerr masa të tilla, që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës. Nuk janë ndaj ndonjë lideri, nuk janë ndaj një politike, janë ndaj popullit të Kosovës. Dhe një ndëshkim i tillë i paprecedentë, që edhe ashtu ka qenë padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, do të rezultojë me vdekjen e dialogut. Nuk ka më askush mandat që të shkojë në Bruksel, kur populli i Kosovës ndëshkohet.” – ka thënë Osmani në deklarim për medie pas homazhe në Ditën e Pagjeturve te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.
Kjo deklaratë e Osmani u kritiku shumë, teksa partitë opozitare kërkuan nga Qeveria Kurti që t’i marrë me seriozitet deklarimet e Marconit.
Klinaku për Kurtin
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ishte në qendër të vëmendjes gjatë javës që po e lëmë pas.
Ai bëri një shkrim skandaloz ndaj Kurtit, ku tha kështu:
“Aq shumë i dëshpëruar votuesi i tij saqë tha: Votën ia dhashë për ndryshim, e ndryshim lëre që nuk ka por po shkojmë edhe më shumë teposhtë si vend dhe s'ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë. I thashë: As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova. P.S Kosovën nuk duhet, e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të.” – ka shkruar Klinaku në profilin e tij në “Facebook”.
Deklarimi i tij nxiti shumë reagime. Ai u ftua nga Prokuroria e Policia për këtë deklaratë, teksa pati edhe të tjerë që i dolën në mbrojtjet atij.
Afera vaji e gruri
Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar si të bazuara ankesat e mbrojtësve të tre të arrestuarve për aferën me rezerva shtetërore.
Përmes një njoftimi për media, kjo gjykatë ka bërë me dije se Hafiz Gara, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi janë liruar nga paraburgimi për t’u mbrojtur në liri.
“Gjykata e Apelit e Kosovës-Departamenti Special, me aktvendimin PN1.S.nr.165/2023, i ka aprovuar si të bazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve I.L, H.G dhe R.M, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, PPPS.nr.35/2023, të datës 19.08.2023 e ka ndryshuar, ashtu që të pandehurve I.L, H.G dhe R.M, ju është ndërprerë masa e paraburgimit dhe të njëjtit janë liruar për t’u mbrojtur në liri.” – thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Ndër ngjarjet tjera, veçojmë edhe mburrjen e pushtetit me një shkrim të publikuar në The Economist, që doli të jetë shkrim i sponsorizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.







