Ridvan Muharremi akuzohet edhe për vjedhje të rrymës në biznesin e tij - NACIONALE

Ridvan Muharremi akuzohet edhe për vjedhje të rrymës në biznesin e tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Biznesmenit dhe pronari i “Buke e Zemër”, Ridvan Muharrremi i dyshuar për keqpërdorimet me rezervat shteëtore me aferën e vajit dhe grurit, tashmë i është i ngritur një aktakuzë për vjedhje të rrymës në biznesin e tij.

Betim për Drejtësi ka raportuar se ndaj Muharremit ekziston edhe një aktakuzë për vjedhje të rrymës.

Sipas raportimit, aktakuza ndaj Muharremit është ngritur më vitin 2021, tekasa dëmi që Prokuroria pretendon se i është bërë KEDS-it është 2 mijë e 473 euro.

Aktuza e siguruar nga Betimit për Drejtësi thekson që “Ridvan Muharremi po akuzohet se më datë 19 nëntor 2020 në furrën e tij, me qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja të luajtshme, me qëllim që vetit t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme ka shfrytëzuar njësorët e energjisë elektrike paautorizim të furnizuesit në këtë rast KEDS.”

Muharremi ka kryer veprën penale “vjedhje e shërbimeve”, nga neni 314 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme deri 3 vjet burgim.” – raportohet tutje.

Për çka u bë i njohur Muharremi?

Ridavn Muharremi bashkë me dy zyrtarë të tjetër të Minsitrisë Tregtisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara u arrestuan nga Policia e Kosoëvs për shkak të keqpërdorimeve me rezervat shtetëore.

Muharremi aktualisht ndodhë në paraburgim për shkak të dyshimit se ka ndërmjetësuar kundërligjshëm blerjen e rezervave shtetërore.

Ridvan Muharremi, sipas akuzave të Prokurorisë, është akuzuar për ndihmën e tij në shkeljen e ligjit nga zyrtarët Irfan Lipovica dhe Haviz Gara.

Ai akuzohet për krijuar kushte të kundërligjshme që të ndihmonte në negociatat e tyre me kompanitë turke dhe polake për blerjen e grurit, vajit dhe sheqerit.

Sipas akuzave të Prokurorisë, Muharremi kishte arritur të negocionte blerjen e 10 tonëve grurë nga Turqia, me një vlerë prej 4 milionë 834 mijë e 778 euro.

Muharremi, bazuar në akuza, del të jetë figura kyçe në të negociuarit e kushteve të kontratave me operatorët ekonomikë për blerjen e rezervave shtetërore.

Gjithashtu, Muharremi më parë kishte pasur marrëveshje kontraktuale dhe marrëdhënie biznesi me këto kompani.

Dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal.” – është vepra penale me të cilën ngarkohet i dyshuari Ridvan Muharremi.

Ndërkaq, Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajadari kishte thënë se Muharremi nuk është i përfshirë në këtë çështje, por kjo gjë ishte kundërshtuar nga avokati i Muharremit.

“Unë s’kam asnjë informacion që personi në fjalë është në ndonjë kontraktim të kontratave për Rezerva Shtetërore. Unë vetë si ministre i kam nënshkruar kontratat për Rezervat Shtetërore që janë si sekret. Përndryshe ministria ka nënshkruar shumë operator, por jo vetëm një.” – kishte thënë ajo.

Ndërsa avokati I Muharremit, Mahmut Halimi, kishte thënë për gazetën Nacionale se Ridvan Muharremi nuk ka ardhur prej qiellit.

Këto sene keni me i pa vet që kanë me u ndriçu. Le te mban ministrja, le të sqarohet, vjen koha. Ridvani nuk është marrë prej qielli, është marrë me lutje, edhe ia ka pa sherrin lutjes. Ka hyrë me qëllimin më të mirë për me dhanë kontribut të vogël, edhe ka ndje si privilegj shtetëror. Kurrë kur kanë ndodhur këto gjana, agresioni rus në Ukrainë, ka shkaktuar tërmet të madh në krejt botën. Kush jem na Kosova me mujt me ndiku në ato rrethana.” – pati deklaruar ai ditë më parë.

Lajme të ngjashme