Kurti citon Shekspirin për veriun: Siç ka thënë ai, çdogjë bëhet mirë në fund
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për mediumin grek “Tovima”, është pyetur mbi kritikat e ShBA-së ndaj tij pas situatës së krijuar në veri të vendit, gjatë fundit të muajit maj të këtij viti.
Kurti është pyetur nëse do të merrej ndryshe me situatën, pas këtyre kritikave.
“ShBA-ja është aleat kryesor për ne. Ne gjithmonë do të jemi mirënjohes për ta dhe rolin e tyre në çlirimin e Kosovës dhe për njohjet që kemi marrë pas pavarësisë tonë. Unë besoj që qeveria jonë është sjellur në mënyrën më të mirë të mundshme për demokraci, ligj, dhe rend në vendin tonë.” – tha ai.
Kurti u shpreh se situate është më e mirë, derisa në deklaratën e tij tutje, citoi një fjali të Shakespeare.
“Ne pajtohemi plotësisht me ShBA-në dhe BE-në sa u përket vlerave dhe qëllimeve. Por në politikat e brendshme të Kosovës, ne ndonjëherë kemi qëndrime të ndryshme në taktika dhe strategji. Sot ka deeskalim, situate është shumë më e mirë se para dy muajve. Askush nuk u vra, ndoshta kishim pak fat. Siç ka thënë Shakespeare, “çdo gjë është mirë në fund”.” – tha Kurti.
