Kurti pyetet sërish për bashkimin me Shqipërinë: Erdha në pushtet me premtime të tjera
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për mediumin grek “Tovima” është pyetur rreth bashkimit me Shqipërinë.
Pyetja që iu shtrua atij, ishte kjo: “A përkrahni bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”.
Kurti e ka arsyetuar përgjigjen e tij duke thënë se “jemi një komb, por dy shtete”.
“Unë fitova pushtetin në shkurt të vitit 2021 duke premtuar punë dhe drejtësi, këto mbesin prioritetet e mia. Kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me Shqipërinë”.
Por, Kurti sërish u pyet: “A dëshironi ose jo bashkim të Kosovës me Shqipërinë?”
Kryeministri i Kosovës nuk u përgjigj direkt në këtë pyetje, por deklaroi se aktualisht një gjë të tillë nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës.
“…ne jemi të fokusuar ta mbrojmë vendin tonë, integritetin territorial dhe sovranitetin. Por e ripërsëris, kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me Shqipërinë dhe edhe pse jemi një komb, jemi dy shtete të ndryshme”.