Bugajski: Serbia e njeh Kosovën kur Rusia të humbë luftën në Ukrainë
Janusz Bugajski, njohësi i çështjeve në Ballkan ka komentuar zhvillimet e fundit në rajon, gjegjësisht për raportet mes Kosovës e Serbisë.
Sipas tij, kjo çështje mund të mbyllet me njohje nga Serbia në momentin që Rusia e humbë luftën në Ukrainë.
Në një intervistë dhënë Euronews Albania, Bugajski është shprehur se një gjë e tillë, herët apo vonë do të ndodhë.
“Në fakt jam optimist që kjo gjë herët apo vonë do të ndodhë. Mbase nuk do të ndodhë gjatë kësaj qeverie, pra qeverisë së Vuçiqit. Gjasat më shumë janë që të ndodhë kur Rusia ta humbë luftën në Ukrainë, të dobësohet dhe të mos ndërhyjë më në Ballkan.
Dhe me shumë gjasa do të ndodhë kur kushte më të ashpra t’i vendosen Beogradit për të pranuar pavarësinë e Kosovës. Pra me fjalë të tjera, ti e pranon të hapet rruga e anëtarësimit në BE, në të kundërtën nuk ka mundësi anëtarësimi, por do humbasësh dhe fondet e BE-së”.
