“Budapesti është tejet i shqetësuar për situatën në veri”, thotë presidentja hungareze
“Nëse diçka ndodh në Kosovë, situata mund të përshkallëzohet shpejt”, ka thënë Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, duke folur për mediaz zvicerane Neue Zürcher Zeitung, pyetur rreth ngjarjeve të para më pak se dy jave, ku rreth 20 trupa hungareze të KFOR’it u lënduan në përleshje me protestuesit e dhunshëm në Zveçan. Hungaria është “tejet e shqetësuar” me situtën në pjesën veriore të Kosovës, u shpreh Novak.
“Prandaj edhe jemi tejet të shqetësuar dhe shpresojmë që situata do të zbutet shpejt dhe të gjithë akterët të kenë ndërmend se sa e brishtë është paqja. Sigurisht, tash për tash, përqendrimi ynë në rend të parë është te Ukraina. Por, qëndrueshmëria e Ballkanit Perëndimor është qendror për qëndrueshmërinë e Evropës. Andaj edhe s’duhet të harrojmë rajonin dhe të përshpejtojmë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë ajo.
Pyetur se është optimist se anëtarësimi është gjë që mund të ndodh ajo shprehet mobesuese. “Sinqerisht jo edhe aq”, tha ajo, derisa shtoi se nëse BE’ja nuk i dërgon mesazh Ballkanit Perëndimor se i dëshiron brenda unionit evropian “njerëzit do të humbasin entuziazmin e tyre” dhe se “BE humbet një faktor stabilizues”.
Kujtojmë se ishte Hungaria., ndonëse shtet njohës i pavarësisë së Kosovës, që votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërsa në janar të këtij viti, kryediplomati hungarez, është shprehur se Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në instanca evropiane derisa nuk është arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja u arrit në në shkurt dhe mars, ndërsa Budapesti votoi sërish kundër.