Britania do të dërgojë 600 raketa Brimstone në Ukrainë
Britania e Madhe planifikon të dërgojë 600 raketa Brimstone në Ukrainë, tha ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace.
Wallace u takua me ministra të tjerë të mbrojtjes në bazën ushtarake Tapi në Estoni. Ai paraqiti detaje të paketës së paralajmëruar tashmë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë tanket Challenger, dhe sqaroi se çfarë lloj raketash do të dërgonte.
“Mund të them se do të dërgojmë 600 raketa të tjera Brimstone në vijën e frontit, të cilat do të jenë shumë të rëndësishme për të ndihmuar Ukrainën të dominojë”, tha ai.
Wallace tha se uniteti perëndimor përballë pushtimit të presidentit rus Vladimir Putin mbetet i fortë dhe se aleatët janë të vendosur të ndihmojnë "për një afat të gjatë". "Nëse presidenti Putin po llogarit që ne të mërzitemi këtë vit, ai gabon. Ne do të bëjmë plane për këtë vit dhe vitin e ardhshëm dhe vitin pas tij dhe më tej", tha ai. /Nacionale/
