Borrelli kundër përjashtimit të Rusisë nga G20-ëshi, i bie në sy një gjest i Lavrovit - NACIONALE

Borrelli kundër përjashtimit të Rusisë nga G20-ëshi, i bie në sy një gjest i Lavrovit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se ai do të kundërshtonte çfarëdo përpjekjeje për ta përjashtuar Rusinë nga Grupi G20.

“Ne duhet të mbajmë mënyra të bisedimit, ose të paktën të dëgjimit, nëse jo të bisedimit”- deklaroi zyrtari i lartë evropian, raporton gazeta "The Guardian".

Ai tha se ka parë një përmirësim të vogël në diplomaci me Rusinë pas takimit të ministrave të Jashtëm të Grupit G20, i cili përbëhet nga shtetet më të industrializuara të botës.

“Të paktën, këtë herë, ai qëndroi dhe dëgjoi. Ky është një përmirësim i vogël, por është i rëndësishëm. Mendoj se është më mirë se asgjë”- tha Borrelli, duke iu referuar kryediplomatit rus.

Lavrovi qëndroi në sallë, kur përfaqësuesit e vendeve perëndimore e kritikuan Rusinë, ndryshe nga takimi i mëparshëm i Grupit G20 në Bali vitin e kaluar, kur ai e lëshoi sallën.

Dy kryediplomatët e ShBA-së e Rusisë, Antony Blinken e Lavrov, patën një takim të shkurtër të enjten në margjinat e samitit të Grupit G20. Besohet se ky ishte takimi i tyre i parë kokë më kokë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Lajme të ngjashme