Bojkotimi i seancave të Kuvendit nga pushteti, Kryeziu: Kanë zgjedhur t’i shmangen përgjegjësisë - NACIONALE

Bojkotimi i seancave të Kuvendit nga pushteti, Kryeziu: Kanë zgjedhur t’i shmangen përgjegjësisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kritikuar deputetët e partisë në pushtet për bojkotim e dy seancave të fundit, të cilin ishin thirrur nga opozita.

Ai ka bërë me dije se në këtë mënyrë pushteti po e braktisë punën e Kuvendit të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se kjo është shmangie përgjegjësia.

“Deputetët e VV-së kanë bojkotuar seancën e djeshme lidhur me çështjen e ushqimit për FSK-në, ashtu si edhe seancën e jashtëzakonshme për përgjimet. Ata kanë zgjedhur t’i shmangen përgjegjësisë, të anashkalojnë llogaridhënien përpara publikut dhe të plasojnë informacionet njëanshëm sipas dëshirës së tyre, përmes një konference për media”, ka shkruar Kryeziu.

Sipas tij, pushteti argumentet e tij duhet t`i prezantojë në debate parlamentare e jo në konferenca për media.

“Konferenca për media është një instrument komunikimi i njëanshëm me publikun, një mënyrë e shpërndarjes së informacionit ashtu siç e paketoni vetë atë që doni të shpërndani për qytetarët. Në krahasim me debatet parlamentare, të cilat nuk janë vetëm informim i njëanshëm për publikun, por gjithashtu llogaridhënie, diskutim argumentesh dhe ndërveprim”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të ngjashme