Boiken Abazi paralajmëron manifestim në mbështetje të Albin Kurtit "pas presionit nga Serbia dhe ndërkombëtarët" - NACIONALE

Boiken Abazi paralajmëron manifestim në mbështetje të Albin Kurtit "pas presionit nga Serbia dhe ndërkombëtarët"

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Boiken Abazi i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë thirrje që të zhvillohet një manifestim madhor në mbështetje të Albin Kurtit pas presionit që ai thotë se “vjen nga Serbia apo cilido ndërkombëtar”

Ish Drejtori Ekzekutiv i Vetëvendosjes në Tiranë dhe ish kandidati për deputet në zgjedhjet e Shqipërisë, ka thënë se është i gatshëm edhe të organizojë e ndihmojë në koordinimin e autobusëve “edhe nga Tirana”.

Vetëvendosje kishte bërë të tilla veprime edhe në vitin 2020, gjatë kohës së rrëzimit por edhe pas rrëzimit të Qeverisë Kurti I po ashtu pas presionit ndërkombëtar.

Kujtojmë se Abazi vazhdon të mbetet person i rëndësishëm në Vetëvendosje si anëtar i kryesisë së kësaj partie, madje edhe pas këtyre zhvillimeve.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme