Bllokimi i kosovarëve, Kurti: Serbia po hakmerret pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE - NACIONALE

Bllokimi i kosovarëve, Kurti: Serbia po hakmerret pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë për “hakmarrje” ndaj Kosovës pas rezultatit të djeshme në favor të Kosovës në votimin e i raportit të Dora Bakoyanis që fton KiE-në të pranojë Kosovën si anëtare të saj.

Përmes një reagimi në X, kreu i qeverisë ka vënë theksin në bllokimin e 300 kosovarëve në pikën kufitare Serbi-Kroaci, duke shkruar se "një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë".

“Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Të martën, me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 mbetën abstenime, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi raportin e Dora Bakoyanis që fton KiE-në të pranojë Kosovën si anëtare të saj, duke shënuar një hap tejet të rëndësishëm drejt anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Pas kalimit në Asamble, Kosova tani pret rezultatin e votimit në Këshillin e Ministrave të Jashtëm për t'u bërë anëtare e plotë në KiE

5 amandamente të propozuara nga Serbia u rrëzuan dje gjatë votimeve në Asamblenë Parlamentare të KiE-së.

Një ditë para votimeve, delegacioni i Serbisë dorëzoi një amandamentet që i kërkonte Komitetit të Ministrave të shtyjë vendimin me një manovër që bie në kundërshtim të drejtpërdrejtë me angazhimet e Serbisë sipas Marrëveshjes. Argumentet e paraqitura në amendamentin e delegacionit serb, ndonëse gjoja 'të rrënjosura në angazhimet e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj', shpërfaqin një situatë paradoksale ku shteti serb njëkohësisht shkel detyrimet e tij.

Serbia ka kërkuar që Amendamenti i Nëntë të ndryshojë tekstin në mënyrë që Kuvendi të kërkojë nga Komiteti i Ministrave që të shtyjë vendimin për kërkesën për anëtarësim të Kosovës deri në përcaktimin e statusit të Kosovës nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

“Kuvendi i rekomandon Komitetit të Ministrave që të shtyjë vendimin për aplikimin për anëtarësim derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të përcaktojë apo miratojë përfundimisht statusin e Kosovës”, thuhet në amendamentin e propozuar nga anëtarët e delegacionit serb, raporton “Danas”.

Një propozim i tillë rezulton në kontrast të plotë me zotimin – përmes pajtimit – se palët [Kosova dhe Serbia] lidhin marrëveshje “pa paragjykuar pozicionet e ndryshme të palëve në lidhje me çështjet themelore, përfshirë çështjen e Statusit”.

Në tekstin që do të diskutohet me Amendamentin 14, propozohet gjithashtu të shkruhet se Kosova duhet të ftohet për anëtarësim “pasi të zbatohen të gjitha nenet e Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit”.

Ky propozim gjithashtu bie ndesh me nenin 4 të Marrëveshjes së Brukselit në të cilin Serbia pajtohet se “nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.”

Njoftohet QUINT-i dhe BE-ja

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar përsëri pas bllokimit të qytetarëve kosovarë në pikat kufitare në Serbi.

MPJ ka thënë se udhëtarët janë ndaluar në pikën kufitare Kroaci-Serbi, në Batrovci dhe qytetarët që po vinin në Kosovë, janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, si dhe te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë.

Më 16 prill, në orët e vona, pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionet tona janë njoftuar, që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, autobusë të operatorëve të ndryshëm të Republikës së Kosovës, të cilët duhej të kalonin tranzit nëpër Serbi, ishin ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë.

Qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas.” – thuhet në njoftim.

Tutje, MPJ ka thënë “të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve. Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje.

MPJ ka bërë të ditur se ka njoftuar vendet e QUINT-it dhe BE-në.

Pas veprimeve arbitrare të Serbisë, institucionet tona, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetet e KUINT-it, Institucionet e BE-së dhe të tjera ndërkombëtare rreth kësaj situate dhe presim që kjo situatë të përfundojë shpejtë.

Ky veprim hakmarrës, i paralajmëruar para pak ditësh nga vet presidenti i Serbisë Vuçiq, i cili vjen pas dështimit të propagandues kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, duhet të marrë urgjentisht përgjigjen e merituar nga bashkësia ndërkombëtare.” – përfundon reagimi.

Lajme të ngjashme