Blinken i shpërfilli sivjet, burri i presidentes poston foto nga viti i kaluar - NACIONALE

Blinken i shpërfilli sivjet, burri i presidentes poston foto nga viti i kaluar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkëshorti i presidentes, Vjosa Osmani që është Zotëriu i Parë i vendit, Prindon Sadriu, në rolin e zëdhënësit është përgjigjur për kritikat ndaj mungesës së takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken të Osmanit dhe kryeministrit, Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Sadriu duke u arsyetuar për mungesën e këtij takimi, është lavdëruar më takimin e vitit të kaluar të Osmanit dhe Kurti në Amerikë me Blinkenin.

Ai ka shkruar në Facebook, se pritej të tillë si ajo e vitit të kaluar nuk pa pasur as presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e as ndonjë prej liderëve të tjerë të rajonit.

Pritja protokollare ne DASH vitin e kaluar. Nje pritje të tillë nuk e ka patur as Vuqici e as shumica e lidereve politik ne rajon.” – ka shkruar ai.

Më tej, ai ka thënë se SHBA vet e ka theksuar se raportet me Kosovën nuk kanë qenë asnjë më të forta se tani.

SHBA-te e kane theksuar vet se raportet ndershteterore me Kosoven asnjehere nuk kane qene me te forta se tani.” – përfundon Sadriu.

Në anë tjetër, Blinken pati takim me Vuçiqin në Mynih. Ai këtë takim e quajti “konstruktiv” dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë ndaj Ukrainës.

Mungesa e takimit “pakënaqësi e SHBA-së”

Profesorë e analistët të zhvillimeve politike, e zyrtarë të partive opozitare kanë komentuar mungesën e takimit Blinken me një nga udhëheqësit e vendit që morën pjesë në konferencën e Mynihut.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se shamangia e një takimit me Sekretarin amerikan, Blinken, mund të lexohet si pakënaqësi e SHBA-ve me politikën që Kurti e Osmani po e ndjekin.

Shmangia e një takimi me Vjosa Osmanin e me Albin Kurtin nga sekretari amerikan, Blinken, mund të lexohet si pakënaqësi e SHBA-së me politikën që këta të dy po ndjekin. Kjo gjë do të duhej të ishte alarm për Vjosa Osmanin e për Albin Kurtin. Jo edhe aq për Kosovën. Kosova vazhdon të jetë nën kujdesin dhe mbrojtjen e SHBA-së, pavarësisht kush ulet në ato karrige. Ata që ulen në ato karrige bëjnë mirë ta dinë se mandatet e tyre janë të përkohshme, ndërsa Kosova atlantike është e përjetshme.” – ka shkruar të dielën Krasniqi në Facebook.

Ndërkaq, Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, në konferencën e Mynihut u sillën korridoreve për të shtrënguar ndonjë dorë.

Reagimi i Çitaku vjen pasi as Osmani e as Kurti nuk u takuan me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në statusin e saj në Facebook, Çitaku ka thënë se dikur në takimet e rëndësishme me SHBA-në, Kosova ishte palë dhe tani sipas saj, është temë.

Dikur, në takime të rëndësishme ku ishte SHBA-ja, Kosova ishte palë, e jo temë. Sot, palë është Serbia e temë Kosova, ndërsa krerët e institucioneve tona, sillen korridoreve për të shtrënguar simbolikisht ndonjë dorë, sikur të ishin turistë të interesuar për fotografi e jo përfaqësues të një shteti që i duhet përkrahja e SHBA-së.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Më tej, Çitaku ka thënë se më liderët e sotëm Kosovës kanë filluar t’i mbyllin dyert që i kishte të hapura.

Me liderët e sotëm të institucioneve, jo vetëm që s’janë hapur dyer të reja, por kanë filluar të mbyllën edhe dyert që Kosova i kishte të hapura.” – përfundon shkrimi i saj.

Për të mos harruar, profili i Prindon Sadriu në Facebook është i mbushur me njoftime nga puna e presidentes Osmani.

Lajme të ngjashme