Si mund të shihet mungesa e takimit të Kurtit dhe Osmanit me Sekretarin Blinken në Mynih? - NACIONALE

Si mund të shihet mungesa e takimit të Kurtit dhe Osmanit me Sekretarin Blinken në Mynih?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Konferenca e Sigurisë në Mynih mund të përfundojë pa takimin më të rëndësishëm të krerëve të shtetit të Kosovës. Mungesa e takimit e presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë. Pse nuk pritet të ndodhë ky takim?

Konferenca e Mynihu ka përfunduar për Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili sot nisi vizitën e tij zyrtare në Turqi. Përveç Blinkenit, në Konferencën e Sigurisë në Mynih mori pjesë edhe Zëvendës-Presidentja amerikane Kamala Harris.

Edhe presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti duket se nuk patën mundësi që të takohen me Sekretarin Blinken dhe mungesa e këtij takimi mund të tregojë për raportet mes SHBA-ve dhe Kosovës.

Në anë tjetër, Blinken më 17 shkurt, takoi presidentin e Serbisë. Ai këtë takim e quajti “konstruktiv” dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë ndaj Ukrainës.

Si mund të shihet mungesa e takimit?

Profesorë e analistët të zhvillimeve politike, kanë komentuar mungesën e takimit Blinken me një nga udhëheqësit e vendit që morën pjesë në konferencën e Mynihut.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se shamangia e një takimit me Sekretarin amerikan, Blinken, mund të lexohet si pakënaqësi e SHBA-ve me politikën që Kurti e Osmani po e ndjekin.

Më tej, ai ka thënë se kjo gjë duhet të ishte një alarm për Kurtin e Osmani dhe se duhet ta kenë të qartë se mandatet e tyre janë të përkohshme ndërsa marrëdhëniet me SHBA-në janë të përjeshtme.

Shmangia e një takimi me Vjosa Osmanin e me Albin Kurtin nga sekretari amerikan, Blinken, mund të lexohet si pakënaqësi e SHBA-së me politikën që këta të dy po ndjekin. Kjo gjë do të duhej të ishte alarm për Vjosa Osmanin e për Albin Kurtin. Jo edhe aq për Kosovën. Kosova vazhdon të jetë nën kujdesin dhe mbrojtjen e SHBA-së, pavarësisht kush ulet në ato karrige. Ata që ulen në ato karrige bëjnë mirë ta dinë se mandatet e tyre janë të përkohshme, ndërsa Kosova atlantike është e përjetshme.” – ka shkruar të dielën Krasniqi në Facebook.

Ndërkaq, ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka thënë se mos takimi i Kurti dhe Osmani me Blinkenin, ka të bëjë për shkak të mospolitikave jobashkëpunuese.

Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, në Konferencen e Munihut pati takime të shumta duke perfshire edhe presidentin serb Vucic, por shperfilli presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.Natyrshem qe politika jobashkepunuese deri ne avanturizem politik nuk mund te sjelle asgje tjeter perpos vetekenaqesise naive te individeve e grupeve qe jane duke e drejtuar vendin drejt deshtimit.” – ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa, gazetari Parim Olluri ka ironizuar duke thënë se i gatshëm për takim me Kurti është vetëm burri i kryediplomatës, Donika Gërvalla.

Kurti nuk paska mujte as doren me ia preke Blinkenit e Harrisit ne konferencen e Mynihut. Per takim as qe po ekzistojne gjasat minimale. Prej diplomateve boteror i gatshem per takim te gjate me Kurtin ne Mynih me doket eshte vec nje njeri. Burri i Donika Gervalles.” – ka shkruar ai.

Ndërkaq, analisti Dardan Islami ka shkruar shkurt “Ah Blinkeni, Blinkeni!” në profilin e tij në Facebook.

Në anë tjetër, Kurti dhe Osmani patën takime të tjera me liderë të shteteve të ndryshme dhe organizatave ndërkombëtare.

Kohëve të fundit, Kurti është kritikuar për qasjen e tij në raport me zyrtarët e lartë amerikanë.

Lajme të ngjashme