Bislimi s'dha përgjigje për Asociacionin, Çitaku: Jeni bërë për keqardhje - NACIONALE

Bislimi s'dha përgjigje për Asociacionin, Çitaku: Jeni bërë për keqardhje

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar mospërgjigjen për Asociacionin nga ana e zëvendës-kryeministrit Bislimi.

Ky i fundit kur u pyet nga gazetarët në konferencën për media, i iku pyetjes duke thënë se më shumë po ju intereson Asociacioni sesa përvjetori i Pavarësisë.

Kjo s'i ka pëlqyer fare Çitakut, e cila ka thënë se një përgjigje e tillë është dëshmia më e mirë se: janë bërë për keqardhje.

"Sinqetisht, për keqardhje jeni bërë. Pavarësinë e Kosovës ju e keni mohuar dhe përbuzur me vite, duke u tallur edhe me simbolet shtetërore. Ne pavarësinë e kemi festuar gjithmonë. Lojalitetin ndaj Republikës nuk na e dikton pozita e përkohshme politike", shkroi ndër tjerash ish-ambasadorja.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme