Bislimi për draftin e BE-së: Ne nuk dërgojmë artikuj gazetash as opinione, as drafte që nuk kanë autorësi në Kushtetuese - NACIONALE

Bislimi për draftin e BE-së: Ne nuk dërgojmë artikuj gazetash as opinione, as drafte që nuk kanë autorësi në Kushtetuese

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese dokumente që nuk kanë autorësi dhe nënshkrim. Në anën tjetër, ky draft është përgatitur nga Bashkimi Evropian. Bislimi gjithashtu ka folur edhe për masat ndëshkuese të BE-së për të cilat tha se ka informacionet se është rekomanduar largimi i tyre.

Kjo përgjigje e tij vjen pas kërkesave të ndërkombëtarëve për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të përpiluar nga BE-ja, e që deri më tani nuk është plotësuar nga Kosova.

Bile, ky draft as që pritet të dërgohet në Gjykatën Kushtuetuese pasi Bislimi këtë draft e ka cilësuar si “artikuj gazetash” dhe që nuk ka as pronësi.

Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret që Këshilli i Evropës i ka kërkuar nga Kosova. Edhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka thënë Kosova e meriton të jetë anëtare e plotë sepse i plotëson të gjitha kriteret. Pastaj ka pasur kritere që kanë devijuar nga kërkesa e Komisionit Evropian të cilat janë refuzuar nga vetë Asambleja Parlamentare e Komisionit Evropian, siç është kërkesa për dërgimin e një drafti i cili nuk përben faktikisht as draft as dokument sepse as nuk ka nënshkrim as nuk ka pronësi. Deri në momentin e tanishëm ka disa adresa që kanë thënë ky është drafte i joni. Ne nuk dërgojmë artikuj gazetash as opinione, as drafte që nuk kanë autorësi as pronësi në Gjykatën Kushtetuese.” – ka thënë ai në një deklarim për medie pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane.

Ndërkohë, Bislimi ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në BE, duke thënë se nëse Kosova do të garonte në kushte të njëjta me vendet e tjera të rajonit, do të ishte vendi i parë që do të marrë statusin e anëtarit të plotë të BE-së.

Ai këtë gjë e ka shpejguar me terma të atletikës.

Ka zëra brenda Komisionit Evropian të cilët besojnë që në rast se Kosova do të garonte në kushte të njëjta me vendet e tjera të rajonit, do të ishte mbase vendi i parë ose i dytë nga i gjithë Ballkani që mund të marrë statusin e anëtarit të plot të Bashkimit Evropian, por fatkeqësisht gara për Kosovën nuk është e njëjtë. Në qoftë se e shihni se gara e vendeve të tjera është një garë 400 metra me sprint, Kosova e ka 600 metra edhe me pengesa. Edhe ka njerëz edhe brenda komisionit të cilët na vendosin pengesa të vazhdueshme në këtë rrugëtim.” – ka thënë ai.

Tutje, Bislimi, beson se do të ketë një përgjigje pozitive për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

Ai gjatë raportimi të Komisionit për Integrime Evropiane ka thënë se përmbajtja e raportit të kryediplomatit të BE-së, Josep Borell është pozitive.

Raporti i z.Borrell është parakusht për trajtimin në KiE, është përpiluar në muajin prill, por ka pasur hezitim që të dërgohet në Komision. Raporti është dashur që të dorëzohet pardje, por një pjesë e Komisionit ka kërkuar pak shtyrje. Besojmë se do të dorëzohet javën tjetër. Informacionet që kam është se përmbajtja e raportit është pozitive dhe rekomandon heqjen e masave… Masat kanë ekspozuar njëanshmërinë e vet në gjithë këtë proces”, shtoi ai, duke theksuar se “ka pasur tendencë që masat të keqpërdoren.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme