Bislimi akuzoi opozitën për tradhti, reagon ish-deputetja e PDK-së: Kjo është taktikë për të trembur opozitën - NACIONALE

Bislimi akuzoi opozitën për tradhti, reagon ish-deputetja e PDK-së: Kjo është taktikë për të trembur opozitën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili mbrëmë ka akuzuar opozitën për tradhti kombëtare.

Ajo ka bërë me dije se kjo qaje e Qeverisë Kurt është strategji për të dekurajuar kritikën për mosmarrëveshjen e keqe.

Në profilin e saj në “Facebook”, Ismaili ka shkruar se Qeveria nuk do të ia arrijë këtij qëllimi.

“Qeveria ka disa arsye kur akuzon opozitën për tradhti. Besnik Bislimi, si doreza e kryeministrit për marrëveshjet e këqija në Bruksel, del për të satën herë në publik duke shpërfaqur qartazi se ai dhe shefi i tij e sheh opozitën si një kërcënim për autoritetin e tyre. Akuzimi i anëtarëve të opozitës për tradhti është strategji për të dekurajuar kritikën për mosmarrëveshjen e keqe. Pushteti i Kurtit ka vënë në zbatim taktika për të trembur dhe për të pushuar zërat e opozitës, medies dhe shoqërisë civile të flasin kundër politikave ose veprimeve të qeverisë”, ka shkruar Ismaili.

Ajo ka bërë me dije se Qeveria nuk do të mund të ik nga përgjegjësia e saj.

“Akuzimi i opozitës për tradhti synon devijimin e vëmendjes së publikut larg dështimeve, skandaleve, korrupsionit dhe keqmenaxhimeve të qeverisë. Ata demonizojnë opozitën duke na portretizuar si armiq të shtetit edhe për të nxitur perceptim negativ në sytë e publikut, duke e bërë më të lehtë legjitimimin e veprimeve ose opinionit të tyre për dëmet e shkaktuara tashmë këtij vendi. Është e rëndësishme të theksojmë se akuzat për tradhti pushtetet i përdorin si një mjet për manipulim politik pikërisht për tradhëtinë që ata vet kanë bërë apo po e bëjnë. Kot e keni. Nuk do të mund të ikni nga llogaridhënia”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme