Bisedimet VV – LDK, Hoti: Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar qëndrimet e VV-së pas ndërprerjes së seacnës konstituive.
Ai ka bërë me dije se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve.
Por, sipas tij, kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë.
“Po i përcjell qëndrimet politike të djeshme dhe të sotme të zyrtarëve të LVV-së. Sigurisht se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve. Por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis. Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë. Përkundrazi”, ka shkruar Hoti.