Biseda Kusari-Radojçiq: A nuk ju mjafton ky fakt, që kishte marrëveshje?
A është më marre a më krim me folë tinëza me Milanin, apo me bë marrëveshje për ligje të cilat implikojnë veteranët e UÇK-së, duke i lënë ata jashtë ligjit – apo zoti na ruajtë, zoooooti na ruajtë – me t’i dhënë ato biseda Milani?
Është më marre me shku e me i thënë Listës Serbe, qysh i ka thënë Mimoza, se nëse nuk kalon ky ligj, bjen Qeveria, e mandej ata me e kalu atë ligj (qysh ka ndodhë), që mos me rënë Qeveria, apo me t’i dhënë – le të themi – Millani do përgjime?
Çka kemi mësu ne prej përgjimeve është kjo: Qeverinë Kurti e ka mbajtë në këmbë Millan Radojçiq me Listën Serbe, veteranët i kanë lënë jashtë ligjit, Millani me Listën Serbe.
(Para se ta shtjellojmë këtë temë, në video mund ta shikoni një 30 sekondësh, frytin e marrëveshjes Kusari-Radojçiq).
Pra, ajo që e keni dëgju në bisedën që e ka publikuar Vehbi Kajtazi, nuk është vetëm një material për muhabete nëpër kafe e nëpër shtëpi, ku ne themi për shembull: “a e nijte, kishin folë Millani me Mimozën”.
Jo. Ai material që e keni dëgju, pak ditë më vonë, ka dhënë një rezultat konkret.
Me marrëveshje, Millan Radojçiq – Mimoza Kusari, për të cilën sigurtë është pajtuar Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosjë e ka bë shumicën në Kuvend, i ka bë 68 vota që ta kalonte Ligjin për pagën minimale.
Po mos të ishin votat e Millanit, ligji nuk do të kalonte. Hiqni 10 votat e serbëve, plus edhe nja’ dy vota të tjera që kontrollohen prej Millanit, që bëjnë 12, pushteti do t’i kishte 56 deputetë në seancë, të cilët nuk do të ishin të mjaftueshëm për kuorum.
Sendi më qesharak që mund ta dëgjosh prej pushtetit sot, është që bisedat e Mimit dhe të Millanit, mua dhe Vehbiut, po na i jep Lista Serbe, po na i jep Millani, po na i jep Vuçiqi, veç që nuk po thonë se po na i jep Sllobodan Millosheviqi.
Ka qenë një moment në vitin 2016, kur garonin në zgjedhje Hillary Clinton dhe Donald Trump, kur dikush ua kishte hakuar serverët demokratëve, dhe iu patën dalë disa e-maile të cilat i patën dëmtuar bukur shumë.
Demokratët atë kohë, nuk dinin se çka të thonin. Thonin: Rusia na i ka vjedhë e-mailet.
Mandej, do të dilte Donald Trump në një konferencë për shtyp, edhe do të deklaronte se ‘i bën thirrje Rusisë që t’i publikojë krejt”. U patën tranu demokratët. Nejse, fitoi Trump.
Çka po dua të them është kjo: Edhe unë po e ftoj Millan Radojçiqin, nëse i ka bisedat, le t’i bëj publike.
Pse jo?
Këta nuk kanë tregu, kanë folë tinëza, kanë bë marrëveshje në kurriz të veteranëve, kanë votu bashkë me Listën Serbe, me aminin e Millanit, e kur ne po i publikojmë ato fakte, këta po na thonë neve bashkëpunëtorë të Serbisë a?
Qysh mund të ketë kjo kuptim? Make this make sense please?
Millanin që këta e kanë lejuar të ikë, bashkë me kushedi sa terroristë të tjerë. Millanin me të cilin këta kanë folë dhe janë marrë vesh për ligje që sot janë në fuqi.
A po flasim për këtë Millan? E qysh erdhi puna që ne ua paskemi marrë ‘drugarin’?
Është një moment në bisedën që e pata publikuar më moti, kur Mimoza i ‘qahet’ Sllavkos, që nëse nuk kalon Ligji për pagën minimale, i ka thënë kryeministri Kësaj, bie Qeveria.
Ndaluni veç pak. I ka thënë Mimoza, Sllavkos, se nëse nuk kalon ky ligj, bie Qeveria.
Harrojeni për një moment peshën e ligjit sepse pesha më e madhe do të duhej të ishte rënia e Qeverisë.
Pra, nëse Serbia e Lista Serbe e Millani, ia paskan pasë aq inati Albinit, qysh këta po mundohen ta shesin në publik, a nuk paska qenë ky momenti i duhur me ia ‘ngrehë këmbën’ kësaj Qeverie? Mos të votohej ky ligj edhe ‘papa’.
Po çka ka bë Lista Serbe? E ka votu këtë ligj sepse i ka konvenu kjo Qeveri, kjo Mimozë dhe ky Albin.
Kjo që po e shihni sot në terren, është një fasadë, është gënjeshtër e improvizuar. Çka ka bë Serbia është kështu: e ka mbajtë Kurtin në pushtet, ia ka votu Ligjin për pagën minimale, që ai mos të jeptë dorëheqje.
Ose e kanë futur në kurth, ose ka hy vetë në kurth. Ia kanë lejuar mandej disa fitore në terren, ta çojë HEB-sin dhe Misinin në veri, ama duke e humbë Amerikën dhe Gjermaninë në Perëndim.
A e patë se qysh i la mallrat serbe të kthehen në treg? Dëgjova që Terminali në Podujevë nuk po i zë kamionët prej Serbisë. Eh, kështu ka me ia bë edhe me Zajednicë, ama duke e humbë Kosova komplet përkrahjen ndërkombëtare.
Serbisë e Millanit i ka konvenu kinse një ‘kokëfortë’ dhe trim në Kosovë, që t’i realizonte qëllimet e saj.
Boll trim ka qenë Azem Bejta e Shaban Polluzha, e tyrli koçaku, po ne Serbinë e kemi mundur kur e kemi kombinuar diplomacinë dhe mençurinë e Ibrahim Rugovës me lufën e UÇK-së.
A njëmend ju po mendoni që me Adnan Rrustema e Dimal Basha, e Mimoza Kusara e Mef Bajçinovca do ta ndryshoni rendin botërorë a?
(Keni me e bë lavrën e miut me ta).