Biden i dërgon letër Osmanit: Qëllim eventual i marrëveshjes, njohja reciproke me Serbinë - NACIONALE

Biden i dërgon letër Osmanit: Qëllim eventual i marrëveshjes, njohja reciproke me Serbinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka nisur një letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së vendit.

Në letrën e publikuar tashmë në faqen zyrtare të presidencës, Biden ka folur edhe për marrëdhëniet me Serbinë, ku përmendet edhe propozimi evropian.

Presidenti amerikan ka thënë se e mirpëret miratimin e Kosovës ndaj këtij plani, që “qëllim eventual ka njohjen reciproke”.

“Ne mirëpresim miratimin tuaj të propozimit të BE-së për normalizimin me qëllimin eventual të njohjes reciproke, e cila do të ndihmonte në sigurimin e një të ardhmeje më paqësore dhe më prosperuese për popullin e Kosovës dhe Serbisë.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, në urimin e tij të Ditës së Pavarësisë, Biden ka thënë se Kosova dhe ShBA-të, kanë ngirute vlera të përbashkëta, duke mbështetur popullin e Ukrainës që po përballet me agresionin rus.

“Në vitin e ardhshëm – ndërsa Kosova vazhdon të zhvillohet dhe të përparojë si multietnike, vend sovran dhe i pavarur—Unë pres që të forcojmë tonën partneriteti dhe thellimi i miqësisë sonë edhe më tej.” – thuhet mes tjerash.

Kosova e ka pranuar planin franko-gjerman

Para pak ditësh, pas një dreke me emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se i tha “Po” planit evropian, apo siç njihej, plani franko-gjerman.

Lajçak pas përfundimit të takimit, kishte publikuar një fotografi, ku mes tjerahs, deklaronte se Kosova “e ka pranuar propozimi në parim”.

Udhëtova në Prishtinë për të takuar kryeministrin @albinkurti dhe zv. kryeministrin @BislimiBesnik dhe në Beograd për të bërë të njëjtën gjë me @predsednikrs @avucic dhe @PetkovicPetar. Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi Propozimin në parim. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë.” – kishte thënë Lajçak përmes një shkrimi në Tëitter.

Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar se njohja reciproke mes dy vendeve, është një prej pikave të këtij plani.

Kurti kërkon takim me Vuçiqin

Pas krejt këtyre zhvillimeve, kryeministri Albin Kurti po kërkon një takim të nivelit të lartë në Bruksel.

Ai në një intervistë për Deutche Ëelle ka thënë se pret që së shpejti Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Siguri Josep Borrell ta ftojë atë.

Kurti ka pohuar se për këtë çështje ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e tij, ndërkohë që ka thënë se do të jetë i përkushtuar dhe kreativ.

Nga data 18 gusht, takimet tona kanë strukturë të qartë, takimi zhvillohet në Bruksel, me ftesën e Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili ndihmohet nga emisari i tij, Miroslav Lajçak, me pikën e parë të rendit të ditës; korniza e përgjithshme e marrëveshjes dhe pika e dytë është ‘çështjet aktuale’. Unë pres që të bëjmë dialog për marrëveshje dhe pres që së shpejti zoti Borrell të na ftojë, por kur do ta bëjë ai këtë, natyrisht se varet prej vlerësimeve të tij. Nga ana ime, unë kam shprehur gatishmërinë, vullnetin, interesimin dhe do të jem konstruktiv, i përkushtuar e kreativ”, tha Kurti për DW.

Lajme të ngjashme