BIA serbe arreston një shqiptar të Luginës, pretendon se i kanë gjetur armë
BIA serbe thuhet ta ketë arrestuar një shqiptar të Luginës së Preshevës, gjegjësisht në Bujanoc, me pretekstin se i janë gjetur armë.
Të paktën kështu raporton Tanjug, që pretendon se i arrestuari kishte për synim të njëjtat t'i dërgonte diku tjetër, ose siç propagandon media pro-regjimit të Vuçiqit, për në Kosovë.
Siç thotë tutje mediumi respektiv, tek i dyshuari shqiptar janë gjetur një sasi e madhe armësh, 10 pushkë, një snajper me selinciator, një kilogram eksploziv si dhe një sasi e madhe municioni.
Kujtojmë gjithashtu faktin se javëve të fundit janë shpeshtuar propagandat e shumicës së mediave që mbështesin regjimin e Vuçiqit, teksa padiskutim se këtu është shfrytëzuar edhe situata në veri.

