Besohet se prestigjiozja britanike 'The Guardian' është goditur nga një sulm kibernetik
Gazeta e njohur britanike 'The Guardian', ka njoftuar se të martën në mbrëmje ka pasur disa incidente me sistemin e IT-së, të cila kanë prekur pjesë të infrastrukturës teknologjike të kompanisë, duke shtuar se ka dyshime për sulm kibernetik.
Shefja ekzekutive e Guardian Media Group, Anna Bateson dhe kryeredaktoja, Katharine Viner, e kanë informuar stafin e tyre në lidhje me incidentin brenda sistemit.
“Siç e dinë të gjithë, ka pasur një incident serioz që ka prekur rrjetin dhe sistemet tona të IT-së në 24 orët e fundit. Ne besojmë se ky është një sulm ransomware, por po vazhdojmë të shqyrtojmë të gjitha mundësitë,” janë shprehur ato.
Bëhet e ditur se gjatë kësaj kohe, stafi ka punuar nga shtëpitë e tyre. E ndërsa ka pasur edhe ndërprerje në disa shërbime, publikimi në internet i gazetës ka mbetur i paprekur.
Kompania po ashtu ka thënë se janë të bindur që mund të vazhdojnë të prodhojnë gazetën e shtypur të së enjtes.
Ndër të tjera, The Guardian ka shkruar se, organizatat e lajmeve në mbarë botën kanë qenë objektiva të rregullta të sulmeve kibernetike si nga kriminelët ashtu edhe nga shtetet kombëtare, megjithëse në këtë fazë kompania tha se besonte se incidenti kishte të ngjarë të ishte një sulm ransomëare.
Sulmet ransomware përfshijnë hakerat që fitojnë akses në një sistem kompjuterik dhe më pas bëjnë kërkesa për të rivendosur shërbimet.
