Berisha “thumbon” partitë shqiptare: Si komuniteti egjiptian jemi të gatshëm të ofrojmë një kandidat konsensual për president
Deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka shprehur gatishmërinë që nga komuniteti që përfaqëson të ofrojë nja kandidat konsensual për president të Kosovës.
Gjatë seancës se sotme, ai ka thënë se një gjë të tillë nuk po e thotë me ironi.
Sipas Kosova duhet të gjej një konsensus për këtë çështje.
“Paraqesim shqetësimin se si ka mundësi që në një vend të vogël si Kosova me parti që kanë fituar besimin e qytetarëve nuk arrin të bëj dot një zgjidhje që është elementare për një konsensus për një person të vetëm i cili do ta drejtonte shtetin. Bëj thirrje, nuk po e them me ironi, edhe ne nëse vërtetë ka mbet Kosova pa asnjë person që mund të jetë konsensual ne si komunitet egjiptian jemi të gatshëm me ofru një kandidat konsensual”, ka thënë Berisha gjatë seancës plenare në Kuvend