Berisha – opozitës: Le t’ia votojmë Albulena Haxhiun dhe qeverinë e pakicës Albin Kurtit, le të marrë fitore të Pirros - NACIONALE

Berisha – opozitës: Le t’ia votojmë Albulena Haxhiun dhe qeverinë e pakicës Albin Kurtit, le të marrë fitore të Pirros

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bekë Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është drejtuar deputetëve të ish-opozitës me kërkesën për t’ia votuar, Albulena Haxhiun Albin Kurtit që s’ka shumicë parlamentare dhe ka bllokuar Kuvendin e Kosovës tash e tre muaj.

“Këta s’po dojnë. Besoj që duhet m’ei harru krjet çka kemi mësu për demokracinë. Sepse kemi të bëjmë me dikënd që është i fuqishë medhe nuk don me lëshu pe. Tash për disa deputet...që me këtë lloj njeri edhe ne jemi të fortë si ky dhe s’lëshojmë pe. Ne duhet me gjet formën qysh mu sill në këtë situatë.

Po e them veç një: edhe unë jam i fortë e kam parime dhe nuk lëshoj pe.

Unë ia kash dhanë këtij qëtë fitore, jo Fitore Pacollin, por qëta po e lyp. Le ta bën Kuvendin, le ta qet Albulenën se kurrgjë nuk janë më të mirë se kjo. Me ia votu edhe qeveirnë e pakicës, edhe le te merr ky fitoren e Pirros. Ose Betejën e Kosovës.

Nisjani të mendojmë tash jashta kësaj çka kena pa. 42% i ka marrë qiky njeri, qishtu nuk e di ku dalim. Nastha edhe vazhdojmë, po s’di ku dalim”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme