Berisha: Kurtit më nuk po i shiten në Kosovë rrenat dhe pallavrat, është koncentruar në diasporë
Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti para studentëve shqiptarë në ambientet e Universitetit të St.Gallenit në Zvicër.
Deklarimet e Kurtit se ka përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës, sipas Berishës, janë fyerje për inteligjencës e qytetarëve.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në Kosovë më askush nuk i beson Kurtit.
“Deklaratat e Albinit para stutentëve shqiptarë në Zvicër: Qeveria jonë ka përmirësuar jetën e qytetarit mesatar të Kosovës…, është fyrje për intelegjencën e qytetarit normal në vendin ton, si dhe tallje me të rinjët e mërgatës! Duke parë se rrenat dhe pallavrat nuk po i shiten më në Kosovë, ai është koncentru në diaspor për me gjetur ndonjë viktim që ju ka ndaluar ora në vitin 1999, për me përdorën për 9 shkurt si salvet një përdorimshe”, ka shkruar Berisha.