Berisha "kapet" me ambasadorin britanik, e quan aventurier - NACIONALE

Berisha "kapet" me ambasadorin britanik, e quan aventurier

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ish-kryeministri e ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, pas ambasadores amerikane, ka "goditur" edhe atë të Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith.

Këtë të fundit Berisha e quajti aventurier që ndan gjërat me Veliajn e Bashën. Këto deklarime i bëri në një paraqitje televizive në A2 CNN.

“I njëjti skenar me Alastair King-Smith, i cili edhe këto ditë mbledh gazetarët duke i thënë si një aventurier ri dy shekujve me parë se kush duhet të jetë dhe kush nuk duhet të jetë në politikën shqiptare. Ai në fakt ndan shumë gjëra me Erion Veliajn dhe Lulzim Bashën.

Unë nuk kam interesa personale, por kam interesat e vendit tim, nuk pranoj që një ambasador të sillet këtu sikur kjo është një koloni e vendit të tij, ky është vend sovran. Unë garantoj se me qëndrimet e tij, me mbështetjen pa kusht qe i ka dhënë këtij regjimi, është një shkak, ndoshta jo kryesor por i përfillshim i vrasjes së shpresës dhe largimit të shqiptareve nga vendi i tyre”.

Lajme të ngjashme