“Bënte ‘party’ në Strasburg, këndej Asociacionin kusht” – Mehmetaj nxjerr tri përfundime nga ‘lajmet e këqija’ të Kurtit - NACIONALE

“Bënte ‘party’ në Strasburg, këndej Asociacionin kusht” – Mehmetaj nxjerr tri përfundime nga ‘lajmet e këqija’ të Kurtit

2 vjet më parë

nga Xhezair Dashi

‘Party’ në Strasburg, me Asociacionin kusht.

Gazetarit Lirim Mehmetaj i bjen ndërmend menjëherë ‘gostia’ e shtruar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas votës së Asamblesë Parlamentare më 16 prill për raportin e Dora Bakoyanis.

Datë kjo që u vërshua me gëzim të simuluar nga pushteti pas votimit të tekstit të ish-kryediplomates greke; frazat e hidhëta brenda të cilit dokument nuk iu kumtuan publikut deri dje, dhe atë as dje si kërkesë origjinalisht e në rend të parë edhe të vetë asaj.

E aty Pika 39 e tekstit i drejtohej 46 ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të KiE-së të shohin – thënë në gjuhën e Vetëvendosjes “çka ka, çka s’ka” – nga përparimi drejt Asociacionit për të pranuar ose-jo aplikimin e Kosovën në rend të parë.

Është për keqardhje”, foli me zymtësi nga karriga qeveritare Kurti, që “disa kryqytete evropiane po e kushtëzojnë Kosovën me Asociacionin”; teksa i ra vizë përmes kushtit si të papranueshëm.

Tri përfundime kryesore mund të nxjerren...se kjo qeveri nuk punon për Kosovën”, thotë Lirim Mehmetaj në një bisedë me Nacionalen, dhe atë “në mesin e shumë implikimeve dhe shpjegimeve të tjera”.

E para, deklarimi i djeshëm i Kurtit në qeveri ishte pranim publik se ka gënjyer ky dhe gjithë liderët e tjerë që i shërbejnë si vartës, përfshirë këtu dhe presidenten dhe krye parlamentarin, kur kanë thënë se Asociacioni nuk është kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Doli që është”.

Se a është i drejtë ose i padrejtë si kusht, Mehmetaj e mënjanon; por ama, rikujton ai, “këta kanë dalë me garanca duke pohuar se kanë arritur ta shmangin si kusht dhe tashmë anëtarësimi është punë e kryer?”,

Madje kanë organizuar party në Strasburg e Kurti i uronte qytetarët për arritjen”.

Vetë ambasadori gjerman, Jorn Rohde, hiç më larg se sot tha për media që “jam befasuar se si qenka befasuar Kurti” duke e kumtuar për publikun se Kurti “qysh më herët” ka qenë në dijeni për draft-Statutin “si kusht” për votim të suksesshëm në Komitet të Ministrave.

Mehmetaj vazhdon: “Nën dy, ky pranoi se është skajshmërisht naiv dhe i është futur një procesi të komplikuar diplomatik pa njohuritë bazike për procesin, prandaj edhe kjo ‘befasi’ në fund, duke përfunduar me argumentimin se ‘unë s’kam faj’”.

Prej fillimit të procesit, vëren Mehmetaj, përllogaritjet s’janë përmbushur dhe komunikimi i Kurtit me shtetet aleate është bërë në trajtën “sikur me militatët e tij”.

Gjëja e parë që do të duhej ta mendonte në fillim të procesit është cila është mbështetja e aleatëve dhe ku qëndrojnë ata. Por, duke besuar se me shtetet mund të flitet si me militantë e tij, ky ka bërë një kalkulim amator që e ka nxjerr lakuriq sot, duke e poshtëruar gjithë shtetin e tij”.

Dhe e treta, ky e pranoj sot zyrtarisht se Kosova është në kundërshtim të plotë me gjithë aleatët kryesorë të shtetit dhe sponsorët e arritjeve të 25 vjetëve të fundit. Ai vetë e konfirmoi se këtë pengesë për KiE sot Kosovës po ia bëjnë shtetet mike”.

Të vërtetën e vonë të kumtuar dhe mënyrën e plasimit të saj – duke u shprehur edhe në trajta “prisnim pengesa nga shtetet mosnjohëse, jo këto njohëset” – për Mehmetajn përbën “arsye të mjaftueshme që do të duhej ta përzinim nga zyra e kryeministrit të cilën po e turpëron çdo ditë”.

Lajme të ngjashme