Bekim Jashari tregon bisedën e fundit me babanë: ‘Ka me marrë vesh krejt’, ‘kanë me shkru shtatë gazeta - NACIONALE

Bekim Jashari tregon bisedën e fundit me babanë: ‘Ka me marrë vesh krejt’, ‘kanë me shkru shtatë gazeta

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Bekim Jashari, i biri i heroit Hamëz Jashari, ka treguar bisedën e fundit që kishte që kishte me babanë e tij.

Në 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ai ka bërë me dije se bisedën e fundit me heroin e kishin pak ditë pas masakrës së Qirezit dhe Likoshanit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka cituar fjalitë që ia kishte thënë prindi i tij.

“‘Sa do të mund të qëndrojmë, nuk e di, se ata kanë me na sulmu me krejt çka kanë. Por një gjë po ta them: Qysh ka thënë Tahir Meha, kur të vdes unë, kanë me shkru shtatë gazeta… Unë po të them, ka me marrë vesh krejt bota çka ka me ndodhë këtu’”, ka cituar Bekim Jashari, babin e tij, duke shtuar se Prekazi kishte tronditur ndërgjegjen e botës demokratike.

“Dhe ashtu ndodhi. Beteja e 5, 6 dhe 7 marsit në Prekaz tronditi ndërgjegjen e botës demokratike dhe e bëri të pamundur që e vërteta për Kosovën të mbetej e heshtur. Në të njëjtën kohë, ajo zgjoi dhe bashkoi edhe më shumë popullin e Kosovës, i cili u mobilizua me vendosmëri drejt luftës çlirimtare”, ka shkruar Jashari.

Lajme të ngjashme